REGJISTRI I PREMTIMEVE ELEKTORALE PËR MJEDISIN

FUSHAT:

⦿ Mbetjet / kanalizimet e ujërave të zeza;
⦿ Ajri / menaxhimi i zhurmave;
⦿ Manaxhimi i ujit;

 

⦿ Biodiversiteti / gjuetia;
⦿ Toka / hapësirat e gjelbëra;
⦿ Mbrojtja e mjedisit;

 

⦿ Ekonomia e gjelbër qarkulluese;
⦿ Kimikatet, shëndeti dhe mbrojtja e konsumtorit;
⦿ Energjia;

 

⦿ Ndryshimet klimatike / vlerësimi i rriskut;
⦿ Turizëm / Agro-turizëm;
⦿ Bujqësi

Partite:

Partia Socialiste e Shqiperise (PS); ⚪ Partia Demokratike (PD); ⚪ Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); ⚪ Levizja per Zhvillim Kombetar (LZHK); ⚪ Partia Republikane Shqiptare (PR); ⚪ Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU); ⚪ Levizja Socialiste per Integrim (LSI); ⚪ Partia Social Demokrate (PSD).

“Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”

   Napoleon Bonoparti

Politikat mjedisore që ndërmarrin qeveritë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit, për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme. Politikat bazohen në masa parandaluese, në parimin “ndotësi paguan”, duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, me përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e tij. Ka mjaft fusha dhe sektorë të lidhur drejtpërdrejtë ose jo me mjedisin si: cilësia e ujit dhe ajrit, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti, kimikatet dhe ndotja industriale, ndryshimet klimatike, energjia, turizmi dhe bujqësia. Të gjitha këto fusha, së bashku duhet të ndikojnë tek politika për vendime e masa sa më miqësore me mjedisin dhe, VOTA është momenti i duhur. Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi programet mjedisore dhe objektivave të partive politike, premtimeve për katër vitet e ardhshëm, të kryera nga kryetarët e secilës forcë politike, apo nga kandidatët, legjislatura 2021-2025 eshtë qëllimi i këtij regjistri. Këtu, të gjithë aktorët e interesuar mund të gjejnë premtime për fusha të rëndësishme të mjedisit, kohën dhe vendin që janë bërë këto premtime, si edhe një vlerësim të vazhduar për realizimin e tyre, duke shpresuar që mjedisi të marrë vëmendjen dhe investimet e nevojshme. Nisma, është mbështetur nga Fondacioni për Demokraci Westminister (WFD).