Shprehje interesi Pozicioni: Konsulencë për fotograf kronikan

 “Shanse të reja të përfshirjes social ekonomike të grave dhe të rinjve të papunë në zonat rurale” është  një projekt që po zbatohet nga Bashkia Përmet, në partneritet me Cesvi dhe Milieukontakt Shqipëri.  Tema kryesore e projektit është të kontribuojë dhe të mbështesë përfshirjen sociale dhe ekonomike të  grupeve më vulnerable, në veçanti gratë dhe të rinjtë e papunë në zonat rurale.

 Një nga komponentët më të rëndësishëm të projektit është mbështetja financiare, e grave dhe të rinjve  të papunë që kanë qenë pjesë të kurseve profesionale 4-mujore në fushën e shërbimeve turistike dhe  artizanatit, në hapjen e sipërmarrjeve të reja në këta sektorë. Më shumë se 20 gra dhe të rinj do të  përfitojnë nga skema e minigranteve. Shërbimet dhe produktet e tyre do të promovohen në nivel  rajonal dhe kombëtar.Prandaj, si pjesë e aktiviteteve promovuese, projekti është duke kërkuar  kandidatë të kualifikuar për të kryer një mision fotografik në këtë fushë dhe më pas të realizojë një  ekspozitë për të promovuar sipërmarrësit e rinj.

 Fotografi/ja duhet të kryejë një mision 7 ditor në terren, në rrethin e Përmetit për të realizuar fotografitë  e nevojshme të sipërmarrësve të rinj për realizimin e një fushate promocionale që do të theksojë  rezultatet e arritura rishtaz ngahapja e bizneseve, dhe të nxjerrë nëpah pasurinë e vlerave dhe traditave të rrethit të Përmetit.

Fotografi/jado të mbështetet nga stafi i projektit në përgatitjen e një plani veprimi dhe një strukture të ekspozimit të fotove. Produkt i këtij misioni do të jetë realizimi i të paktën një seti 1000 fotografish, nga të cilat do të bëhet një selektim gjatë fazës pas produksionit për të krijuar një histori përmes fotografive për të gjithë sipërmarrësit e rinj. Historitë nëpërmjet fotografive do të ekspozohen në Tiranë për të promovuar rezultatet e arritura nga përfituesit përmes projektit Rise-Op me synim rritjen e vizibilitetit të bizneseve të tyre. Fotografi/ja do të jetë përgjegjës/e për hapjen e ekspozitës.

Periudha e shërbimit: Mars-Prill 2015 (7 ditë pune në terren, të realizojë punën  pas produksionit dhe ekspozitën )

Vendndodhja : Rrethi i Përmetit dhe qyteti i Tiranës

Kualifikimet e kërkuara:

(I) Fotografi/ja duhet të ketëmë shumë se 15 vite eksperiencë

(II) Fotografi/ja duhet të ketë eksperiencë të mëparshme në zonën e Përmetit

(III) Fotografi/ja duhet të ketë aftësi organizuese dhe eksperiencë të mëparshme në hapjen e ekspozitave fotografike. 

(IV) Fotografi/ja duhet të ketë aftësi të mira ndërpersonale që e lejojnë atë të krijojë lehtësisht kontakte me përfituesit në mënyrë që të punojë në bashkëpunim të ngushtëme ta.

(V) Fotografi/ja duhet të ketë eksperience të mëparshme në kompozimine foto-historive dhe botimine tyre në katalog apo broshura speciale.

(VI) Fotografi/ja duhet të ketë experience të mëparshme pune me OJF-të.

Detyrat:

 -Fotografi/ja duhet të punojë ngushtësisht me partnerët e projektit. Ai/ Ajo ka detyrat si më poshtë:

  -Fotografi/ja duhet të zhvillojë bashkë me stafin e projektit një komunikim dhe plan promocional për këtë shërbim

       -Të kryej misionin 7 ditor në terren

     - Fotografi/ja me mbështetjen e projektit, duhet të përfshijë sipërmarrësit e rinj në mënyrë që  fotoja të tregojë historinë e tyre të biznesit.

       - Në përfundim të misionit të përzgjedhë të paktën 5 fotografi nga çdo sipërmarrës i ri

       -Te  realizojë minimumi 100 fotografi të printuara për ekspozitë  

        -Të organizojë, me mbështetjen e projektit, ekspozitën në Tiranë për të promovuar sipërmarrësit  e rinj.

 

Produktet:

Fushata dhe kompozimii foto-historive

Të paktën 5 fotografi për çdo sipërmarrës të ri

Hapja dhe zgjatja e ekspozitës të paktën 3 ditë

CD me tëgjithafotografitë e bëraqë do tëruhen në Bashkinë e Përmetit

Të përshtasë dhe të ketë të stampuara e kornizuara të paktën 100 fotografi

Afati për të aplikuar është 27/02/2015. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Për më shumë informacion mbi projektin vizitoni faqen e Websitet www.permet.info dhe faqen e Rise-Op në facebook.

Network

WECF

Partners

Environmental Day

  • International Day for Preservation of the Ozone Layer - September 16

  • Clean Up the World Weekend - September 17-19

  • Zero Emissions Day - September 21

  • Car Free Day - September 22

  • World Day of Tourism - September 27

Read More...

 

 

Sharing Network

Tags

Anything in here will be replaced on browsers that support the canvas element