Articles

Konferenca përmbyllëse e projektit: OSHC-të praktikohen në aplikimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis

Pas një pune dy vjeçare për zbatimin e projektit “OSHC-të praktikohen në aplikimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis në të gjitha fazat” në kuadër të CO-SEED – “Shoqëria Civile vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”, organizata Milieukontakt realizoi konferencën finale me gjetjet dhe rezultatet e arritura ndër dy vite.

 

Praktika e re RIA (vlerësimi i ndikimit të kuadrit rregullator) ku specifikisht ka të bëjë me vlerësimin Ex-Post të ndikimit të ligjit “Për vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” është një domosdoshmëri e procesit të përmirësimit të politikave publike dhe legjislacionit në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe përbën një ndryshim të rëndësishëm në punën e Qeverisë Shqiptare. Zbatimi i RIA-s është një kërkesë gjithashtu edhe nga Bashkimi Evropian, ku për ndryshimet e aplikuara, të komunikohet në mënyrë të hapur dhe transparente, për të krijuar dhe marrë mbështetje të gjerë për reformat nga organizatat e shoqërisë civile e shtetasit shqiptar në tërësi.

 

Në konferencë u prezantuan gjetjet e projektit nga Milieukontakt, projekt, i cili ka pasur një shtrirje të gjerë territoriale, kohore dhe lëndore. OSHC-të e përfshira në projekt, por jo vetëm, kanë qënë pjesë aktive në dëgjesat publike të sipërmarrjeve dhe projekteve të ndryshme, të cilat direkt apo indirekt ndikojnë negativisht në mjediset ku edhe zbatohen.

Element i rëndësishëm i konferencës ishte edhe botimi i ri mbi listat për vlerësimin e kontrollit. Ky material bën të mundur për komunitetin e gjerë të vlerësojë dhe kontrollojë raportet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Botimi për listat për vlerësimin e kontrollit është një botim praktik dhe mjaft i vlefshëm për aktorët e interesuar në kontrollin e VNM-ve.

Rastet e dëgjesave nga OSHC-të për VNM-te e projekte të ndryshme ka qenë rreth 300. Përgjatë monitorimit të të gjithë procesit, duke filluar që prej njoftimeve, datave dhe vendeve për realizimin e dëgjesave publike ka pasur shumë mangësi, të cilat nëse përmirësohen sipas rekomandimeve të nxjerra në konferencë do përmirësojnë procesin, si dhe do të përmbushin detyrimin ligjor të informimit të publikut apo realizimin cilësor të tyre.

Në konferencë gjetjet dhe rezultatet e përftuara përgjatë zbatimit të projektit u ndanë mes organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuese nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ARM-ja Tiranë.

Zbatimi i një projekti të tillë, ka përmirësuar kapacitetet e shoqërisë civile për vlerësimin dhe monitorimin e VNM-ve, vendosi ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve shtetërorë të fushës, duke ofruar edhe rekomandimet për përmirësimin e punës së tyre. Puna e kryer përgjatë zbatimit të projektit nxit OSHC-të për vazhdimin e procesit edhe më tej, duke qenë mbështetës dhe lehtësues për komunitetin e interesuar.

Ky aktivitet është mbështetur financiarisht nga Projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri. 

Environmental Day

  • International Day for Preservation of the Ozone Layer - September 16

  • Clean Up the World Weekend - September 17-19

  • Zero Emissions Day - September 21

  • Car Free Day - September 22

  • World Day of Tourism - September 27

Read More...

 

 

Sharing Network

Tags

Anything in here will be replaced on browsers that support the canvas element