Vendet e zhvilluara ndërmarrin në mënyrë të vazhdueshme nisma vullnetare ose institucionale për menaxhimin e mbetjeve. Një nismë të tillë e ka ndërmarrë para disa kohësh edhe Bashkia Tiranë, ku me bashkëpunimin e 250 subjekteve private të furrave të bukës, arriti të reduktojë përdorimin e rreth 1 milion qeseve plastike. Nismën e përqafuan edhe supermarketet, por duke e përdorur nismën e qeseve, si një mënyrë fitim. Nëse shkon në market dhe blen disa produkte, detyrimisht do të nevojitet blerja e qeses plastike ose asaj të bezes, nëse s’ke një të tillë me vete. Ashtu si edhe furrat e bukës, që produktet e blera i vendosin në qese letre, të njëjtën praktikë do duhej të përdornin edhe marketet.

Së fundmi në disa kafene në Angli, për të pakësuar mbetjet e gjeneruara nga gotat e kafesë, në momentin kur klienti e kthen gotën e përdorur merr në këmbim 25 pence. Një praktikë e tillë mund të vlente edhe për baret apo dyqanet e kafesë në Tiranë, ku këta të fundit janë shtuar mjaftueshëm. Një bashkëpunim i mirë mes bashkisë dhe ricikluesve, duke i’ua shitur më ulët materialet e riciklueshme, e më pas për të kompesuar dyqanet e kafesë, për vlerën modeste që do t’i kthejë klientit, i cilido të blejë kafen apo produkte të tjera.

Klienti që kthen gotat e përdorura të kafesë në Angli, paguhet me 25 pence

Dyqanet e kafes mund të ngarkojnë qytetarin me 25 pence për përdorimin e kupave plastike thotë EAC (Parliament’s Environmental Audit Committee). Më tej në raport, EAC tregon efektin e paketimit të pijeve, si edhe fton qeverinë për të përshtatur legjislacionin për taksën/pagesën mbi paketimet plastike, në mënyrë që t’i sjellë Anglisë kontroll mbi përdorimin e tyre. Sipas EAC-ës mbetjet totale vjetor të filxhanit të kafesë në Mbretërinë e Bashkuar (30,000 ton) janë të mjaftueshme për të mbushur Royal Albert Hall (sallë koncertesh) dhe vlerësimet sugjerojnë se deri në vitin 2025 mund të përdoren më shumë se 3.75 miliardë gota në vit, por vetëm 0.25 për qind e tyre janë ricikluar aktualisht.

Ndërsa qeveria irlandeze ka propozuar tashmë një pagesë për gotat e përdorura të kafesë, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar deri tani s’kanë pëlqyer të angazhohen për një skemë të ngjashme, por janë ndërmarrë nisma vullnetare, ku Starbucks ofron një zbritje 25 pence për rikthimin e gotës së kafes. Dëshmitë nga Eunomia Research dhe Consulting sugjerojnë që një “taksë e vonuar” prej 25 pence për gotat me një përdorim të vetëm, mund të zvogëlojë përdorimin e tyre deri në 30 për qind, një shifër e mbështetur edhe nga Universiteti Cardiff, i cili zhvilloi një studim mbi efikasitetin e pagesës/taksës si dhe të tjera masa dhe zbuloi se konsumatorët janë shumë më të përgjegjshëm për një pagesë eskstra, në vend të zbritjes së vlerës përgjatë blerjes së produktit.

Raporti gjithashtu pranon nevojën për të përmirësuar aftësitë e riciklimit të gotave një përdorimshe të kafes; vetëm tri riprodhues në mbarë vendin aktualisht janë në gjendje të riciklojnë gota për shkak të përbërjes së tyre: letër e përzier dhe plastikë. Të ardhurat potenciale nga taksa, sipas raportit, vlerësohen në 428 milionë funte, të ardhura të cilat mund të investohen në infrastrukturën e riciklimit në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, vështirësitë që lidhen me riciklimin e tasave të kafesë janë të shumëfishta: jo vetëm që aftësitë e riciklimit janë të kufizuara, por shumica e kupave shkojnë direkt në mbetjet e përgjithshme. Mungesa e të ashtuquajturit “bin-infrastrukturë” në vende të ndryshme publike, stacione trenash apo qendra tregtare, ku tasat e kafesë nuk gjejnë rrugën e tyre për në kazanët e dedikuar për riciklim. Sipas EAC-ës, të ardhurat nga taksa 25 pene duhet të përdoret gjithashtu edhe për shtimin e më shumë pikave të riciklimit të tasave të kafes, apo paketimet e ndryshme të ushqimit si dhe ndërgjegjësimet e ndryshme publike rreth riciklimit në lëvizje (on-the-go).

Prodhuesit duhet të paguajnë më shumë

Financimi i mëtejshëm për të përmirësuar infrastrukturën e riciklimit në Britaninë e Madhe, vazhdon raporti, duhet të vijë pjesërisht
nga pagesat më të larta për prodhuesin. Prodhuesit, aktualisht kontribuojnë vetëm 10 për qind të kostos së depozitimit dhe riciklimit
të paketimit, shumë më pak se në shumë vende të tjera evropiane. EAC-a po kërkon gjithashtu reformën e përgjegjësisë së
prodhuesve, që shpërblen bizneset që përdorin paketimin e qëndrueshëm.

Përgatiti: Bujana Xhindoli, Milieukontakt-Shqipëri

Spread the love