Çfarë janë partitë politike?

Sipas një përkufizimi tashmë klasik të Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm organizata të krijuar në mënyrë të lirë mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për të siguruar poste politike”.
Një tjetër politolog i njohur 
G. Sartori jep një formulim më sintetik: “një parti është një grup politik i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos nëpërmjet zgjedhjeve kandidatët në poste publike”. Ky përkufizim përmban kërkesat minimale të domosdoshme për të identifikuar një parti përkundrejt organizimeve të tjera që synojnë të kryejnë veprimtari politike. Një tjetër formulim më i plotë do të konsideronim përcaktimin sipas të cilit “Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre”.

 

 

bujana tekst…

Your content goes here. Edit or remove this text inline or in the module Content settings. You can also style every aspect of this content in the module Design settings and even apply custom CSS to this text in the module Advanced settings.

[wpdatatable id=3]