Të dhënat klimaterike në Shqipëri tregojnë se nga 1998 e deri më 2016 temperatura mesatare është rritur me 0.72oC.

Tendencat e projektuara tregojnë se ajo do të vijojë të rritet nga 1.3oC deri në 2.2oC brenda 2050.

Verat në Shqipëri janë më të gjata, ndërsa dimret më të shkurtër dhe më të butë.

Thatësira shndërrohet në përmbytje të papritura. Numri i katastrofave natyrore pritet të rriten.

Zona bregdetare po ngrohet 20% më shumë se vendet e tjera Evropiane.

Të gjitha këto tregojnë që banorët do të ndeshen me më shumë ngjarje ekstreme dhe personat vunerabël si nënat e vetme, me fëmijë, pensionistët, dhe ato me të ardhura të ulta do të vuajnë më shumë dhe nuk do të sigurojnë shërbimet bazë për shkak të faturava të larta të energjisë.

#mediterraneansolution #vloramunicipality #energypoverty 

Empowermed

 

 

Spread the love