Projekti “Stanet e Shëngjergjit si destinacione ekoturistike”, i financuar nga GEF/SGP (Global Environment Facility) ka sjellë përmirësim të infrastrukturës dhe kushteve higjeno-sanitare të staneve të vjetër duke i kthyer në mjedise të përshtatshme për kamping, akomodim, ushqim, tualet dhe dushe. Gjithashtu të krijoheshin mjedise për përpunimin e bulmetit në kushte tradicionale sipas përvojës së zonës. Rikonstruktimet u realizuan me lendë drusore nga zona duke aktivizuar të rinj me profil inxhinierik dhe duke krijuar modele pilot të ndërhyrjes. Përmirësimi i kushteve të jetesës në stanet e Shëngjergjit do të jetë një mundësi e kalimit të tyre në “guest house”.

U realizuan për tre stane:

– ndërtimi me strukturë druri i tualetit që kompleton stanin, instalimi i tualetit, kasetës së ujit dhe vendosja e 1 lavapjate për larjen e enëve.

– instalimi i sistemit fotovoltaik 250W për realizimin e ndriçimit dhe karikimin e celularëve;

– vendosja e bojlerit për ujin e ngrohtë i cili funksionon me dru.

– pajisja me sobë gatimi me lendë djegëse drurin.

– pajisja me ene inoksi për transportimin e qumështit në kushte sa me higjenike.

 

 

Spread the love