Studim mbi përafrimin e legjislacionit shqiptar me direktivën e vlerësimit të ndikimit në mjedis: cilësia e raporteve, pjesëmarrja e publikut dhe aksesi në
drejtësi.

Ky studim përbën një vlerësim të mënyrës dhe nivelit të përafrimit të legjislacionit shqiptar për vlerësimin e ndikimit në mjedis si dhe në rastet kur për çështje të caktuara çmohet që ka nevojë për ndryshime në ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis ose të akteve nënligjore në zbatim të tij propozon ndryshime në to në përputhje me parashikimet e direktivës 2014/52/EU. Sidoqoftë, duhet vënë në dukje që ky studim nuk propozon një përafrim të plotë të direktivës por ka analizuar vetëm ato çështje që çmohen të nevojshme për përmirësimin e legjislacionit dhe praktikës së kryerjes së vlerësimit të ndikimit në mjedis me një vemendje të veçantë në cilësinë e raporteve, pjesëmarrjen e publikut si dhe aksesin në drejtësi.

Shtator 2017

 

Spread the love