Qëllimi: Përmirësimi i gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit në 3 bashki dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë.

 

Objektivat:

  • Ngritja e kapaciteteve monitoruese të organizatave lokale dhe të aftësive të tyre lidhur me menaxhimin e mbetjeve
  • Monitorimin e realizimit të cilësisë së shërbimit të pastrimit për 3 bashki bazuar në kushtet e kontratave.
  • Ndërgjegjësimi dhe rritja e rolit aktiv të qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij.

 

Aktivitetet kryesore

 

1.      Ngritja e një grupi pune për monitorimin e shërbimit.

2.      Trajnim i organizatave partnere për monitorimin e shërbimit të pastrimit.

3.      Pyetësor me banorët për perceptimin e publikut mbi shërbimin e pastrimit dhe evidentimi i zonave më problematike.

4.      Analizimi i të dhënave të gjeneruara nga monitorimi dhe pyetësorët.

5.      Hartimi i një raporti me rezultatet e monitorimit dhe perceptimi i publikut mbi shërbimin e pastrimit.

6.     Takime me sektorët përgjegjës të bashkive për menaxhimin e mbetjeve urbane për t’i prezantuar gjetjet e raportit (3 takime)

7.      Aktivitete pastrimi me nxënësit e shkollave (3 aktivitete).

8.     Vizibiliteti dhe promovimi i projektit – Hapja e një faqe FB për denoncimin e hotspoteve nga komuniteti tek autoritetet vendore.

 

Projekti mbështetet financiarisht nga Leviz Albania

 

Spread the love