“Serving society towards Sustainability”

REGJISTRI I PREMTIMEVE ELEKTORALE PËR MJEDISIN

“Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”

   Napoleon Bonoparti

FUSHAT:

- Mbetjet dhe kanalizimet e ujërave të zeza
- Ajri dhe menaxhimi i zhurmave
- Manaxhimi i ujit

 

 

- Biodiversiteti dhe gjuetia
- Toka dhe hapësirat e gjelbëra
- Mbrojtja e mjedisit

 

- Ekonomia e gjelbër qarkulluese
- Kimikatet, shëndeti dhe mbrojtja e konsumtorit
- Energjia

 

- Ndryshimet klimatike dhe vlerësimi i rriskut
- Turizëm dhe Agro-turizëm
- Bujqësi

PARTITË:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)
Partia Demokratike (PD) Partia Republikane Shqiptare (PR) Partia Social Demokrate (PSD)
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)    

[ninja_tables id="54561"]

Shënim: Ky regjistër është krijuar për tetë (8) parti që kanë deputet në Parlamentin Shqiptar, Legjislatura 2021-2025, duke paraqitur programet dhe premtimet e tyre elektorale, si dhe është pasuruar me premtime e programe nga aktivitete të mëparshme të kësaj natyre nga Milieukontakt Shqipëri.

Programet dhe premtimet elektorale janë mbledhur pas mbylljes së fushatës elektorale dhe, si të tillë janë të përgjithshëm dhe në disa prej tyre të pamatshëm, ndaj për të krahasuar ato me premtimet e Qeverisë Shqiptare në proceset ndërkombëtare, jeni të lutur t’i referoheni treguesve përkatës të Objektivave të  Zhvillimit të Qëndrueshëm, sipas sektorëve duke klikuar KËTU

 Informacioni mbi programet dhe premtimet e partive politike, i paraqitur në këtë regjistër është marrë nga faqet zyrtare, takimet elektorale të drejtuesve dhe kandidatëve për deputet për çdo forcë politike, media e shkruar dhe ajo sociale. Çdo informacion i paraqitur në regjistër tregon edhe burimin e tij.

Regjistri është rifreskuar në datën 02.12.2021

Regjistri u mbështet nga WFD Shqipëri në kuadër të nismës “OSHC-të e mjedisit ne Vendim-Marrje".

Politikat mjedisore që ndërmarrin qeveritë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit, për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme. Politikat bazohen në masa parandaluese, në parimin “ndotësi paguan”, duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, me përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e tij. Ka mjaft fusha dhe sektorë të lidhur drejtpërdrejtë ose jo me mjedisin si: cilësia e ujit dhe ajrit, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti, kimikatet dhe ndotja industriale, ndryshimet klimatike, energjia, turizmi dhe bujqësia. Të gjitha këto fusha, së bashku duhet të ndikojnë tek politika për vendime e masa sa më miqësore me mjedisin dhe, VOTA është momenti i duhur. Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi programet mjedisore dhe objektivave të partive politike, premtimeve për katër vitet e ardhshëm, të kryera nga kryetarët e secilës forcë politike, apo nga kandidatët, legjislatura 2021-2025 eshtë qëllimi i këtij regjistri. Këtu, të gjithë aktorët e interesuar mund të gjejnë premtime për fusha të rëndësishme të mjedisit, kohën dhe vendin që janë bërë këto premtime, si edhe një vlerësim të vazhduar për realizimin e tyre, duke shpresuar që mjedisi të marrë vëmendjen dhe investimet e nevojshme.