Misioni

Milieukontakt Milieukontakt Shqipëri ndërmerr partneritete për të përmirësuar cilësinë e jetës duke rritur pjesëmarrjen e njerëzve dhe shoqërive ekologjike për një zhvillim të qëndrueshëm.

Milieukontakt bashkëpunon me partnerë (ndër)kombëtarë, sepse problemet mjedisore nuk kanë kufi . Shumë nga sfidat aktuale mjedisore janë mbarëbotërore. Në nivel lokal njerëzit mund të mbështeten dhe të mësojnë nga përvojat e të tjerëve që punojnë me të njëjtat probleme në pjesë të tjera të botës. Milieukontakt lidh njerëzit, organizatat dhe rrjetet që merren me të njëjtat sfida dhe duan të bashkëpunojnë drejt rritjes së pjesëmarrjes qytetare në përcaktimin e të ardhmes së tyre. Milieukontakt do të sigurojë njerëzit me mjetet dhe aftësitë për të përdorur vërtetë mundësitë për pjesëmarrje, duke përfshirë trajnimin, këshillimin (ligjor) dhe asistimin. Proceset vendimmarrëse me pjesëmarrje janë thelbësore në këto partneritete. Milieukontakt fokusohet në ofrimin e mjeteve për pjesëmarrjenë vendimmarrje dhe zbatimin e projektit.

Tre shtyllat

Ngritja e kapaciteteve

Të jesh një mjedisor do të thotë të mësosh gjatë gjithë jetës, dhe kjo e bën atë interesante! Për të qenë efektive, një lëvizje mjedisore kërkon një sërë aftësish që nuk mësohen lehtësisht në shkollë apo në universitet. Mjedisorët duhet të dinë për gamën e gjerë të çështjeve të mbuluara nga ‘mjedisi’. Energjia, ndryshimet klimatike, mbeturinat, menaxhimi i ujit, kanalizimet, kimikatet dhe bujqësia janë disa nga çështjet ]. Duhet gjithashtu të jetë në dijeni të zhvillimeve në qarqet shkencore dhe politike. Sot, cdo gjë lidhet me ndryshimin e klimës dhe atë që do ose nuk do të sjellë në të ardhmen. Ndaj njohuritë duhen përditësuar për të qenë një partner me qeveritë dhe palët e tjera të interesuara. Përveç njohurive mbi çështjet globale, duhet ditur se çfarë po ndodh në vendin, rajonin, qytetin apo fshatin për veprime më efektive. Kjo do të thotë që mjedisorët vazhdimisht mësojnë dhe përshtatin njohuritë shkencore me punën e tyre të përditshme. Ata duhet ta përkthejnë këtë njohuri në politikë dhe veprime. Aftësitë e komunikimit janë thelbësore, siç janë ekspertiza ligjore dhe aftësitë negociuese. Ndonjëherë duhet ti drejtohemi gjykatës ose të negociojmë nëse, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. Ka shumë fusha të tjera në të cilat mjedisorët duhet të pregatiten për t’u bërë efektivë, p.sh si të jenë administrator të mirë, projektues, drejtues projekti, profesionist dhe të dinë se si të mundësojnë financimin të gjitha punëve.

 

Përfshirja e qytetarëve

Nuk ka pothuajse asnjë fushë përveç politikës mjedisore në të cilën përfshirja e qytetarëve është kaq e rëndësishme për suksesin e politikës qeveritare. Shumë çështje politike kanë të bëjnë me çështje të tilla si sjellja, diferencimi i mbetjeve, lëvizshmëria, ruajtja e energjisë dhe mbrojtja e natyrës. Këto janë të gjitha fusha politike që mund të mbështeten nga instrumentet teknike dhe ligjore, por që në fund gjithmonë bazohen në mbështetjen e qytetarëve dhe në ndryshimin e qëndrimit dhe sjelljes.

Milieukontakt zhvilloi metodologji për të frymëzuar qytetarët për të zhvilluar “Axhendën e Gjelbër” të tyre dhe jo vetëm për t’u përfshirë në hartimin e politikave, por edhe për të qenë proaktive.

Zgjidhja e problemeve mjedisore

Gjithçka që ka të bëjë me zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme. Për të arritur qëndrueshmërinë, duhet të zgjidhen problemet ekzistuese mjedisore dhe të zhvillohen koncepte, (djep për djep), metoda, (riciklimi) dhe mjete (pajisje me energji të ulët), për të parandaluar probleme të reja. Ndërtimi i kapaciteteve dhe përfshirja qytetare pa punuar në drejtim të zgjidhjes së problemeve nuk ka vlerë në arritjen e qëllimit.

Strategjia

Milieukontakt nuk mund të arrijë i vetëm misionin e vet. Ne jemi pjesë e rrjeteve formale dhe joformale të njerëzve dhe organizatave që punojnë drejt përmbushjes së misionit tonë. Aftësia për të bashkëpunuar me organizatat komunitare dhe me donatorët, qeverinë dhe biznesin ndërkombëtar, është një nga pikat e forta të Milieukontakt.

Ne krijojmë aleanca strategjike dhe partneritete me organizatat e shoqërisë civile, autoritetet, bizneset dhe institucionet ndërkombëtare aktive për zhvillimin e qëndrueshëm ose çështje të tjera që lidhen me këtë temë si gjinia, shëndetësia dhe arsimi.

Ne zhvillojmë, përdorim dhe lehtësojmë metodat e pjesëmarrjes, shkëmbimin e informacionit, analizën dhe veprimtarinë midis palëve të interesuara dhe lidhim këtë qasje me zgjidhje praktike, me kosto efektive dhe të qëndrueshme për sfidat mjedisore.

Ne bashkëpunojmë me shkencëtarë (social) dhe institucione kërkimore për të hulumtuar, analizuar dhe zhvilluar më tej qasjen e Milieukontakt dhe metodat e punës.

Ne do të zbatojmë në punën tonë të përditshme kodin tonë të sjelljes me rregullat për sjellje për të luftuar korrupsionin në projekte dhe partneritete.

Sektorët e punës, tendencat dhe pozicionimi

Demokratizimi dhe pranimi në BE

Rëndësia e pranuar e shoqërisë civile

BE-ja dëshiron që qytetarët të mbështesin procesin e pranimit dhe t’i shohin OJQ-të si një partner të natyrshëm. Milieukontakt ka provuar që është një partner i besueshëm i institucioneve ndërkombëtare pa humbur besueshmërinë dhe lidhjen me organizatat bërthamë dhe qeveritë lokale. Meqenëse Milieukontakt është në gjendje të punojë si me ministrat dhe me qytetarët, MiA mund të luajë një rol në kompleksitetin në rritje të vendimmarrjes në botë sot. Milieukontakt ka më shumë se 17 vjet eksperiencë në ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile.

Milieukontakt do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile dhe zhvillimin e rrjeteve, ngritjen e kapaciteteve dhe pjesëmarrjen në proceset e vendimmarrjes përmes trajnimeve, lehtësimeve dhe programeve mbështetëse.

Edukimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Që nga viti 2015, komuniteti ndërkombëtar ra dakord mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), një grup prej 17 synimesh motivuese që synojnë “transformimin e botës sonë” deri në vitin 2030. Zhvillimi i qëndrueshëm është pajtimi i aktivitetit tonë njerëzor me kufijtë e rigjenerimit të planetit tonë. Çdo sistem ekonomik është pjesë e një konteksti social dhe një ekosistemi, dhe të dy kanë kufizime. Aktualisht, Shqipëria është larg arritjes së qëndrueshmërisë dhe shumë tregues kryesorë socialë dhe mjedisorë tashmë kanë kaluar vijat e kuqe.

Arsimi është një nga shtyllat qendrore për të arritur një transformim të qëndrueshëm shoqëror. Kjo është një platformë që lejon një dialog ndërmjet brezave ku u jepen përgjigje pyetjeve aktuale dhe të ardhshme. Ne besojmë se të mësuarit transformues mund të arrihet përmes (vetë)reflektimit kritik, i cili do të çojë në një ndryshim në mënyrën se si mendojmë dhe zgjerojmë perspektivat tona. Gjithkush duhet të inkurajohet dhe aftësohet për të krijuar ide dhe koncepte krijuese dhe të qëndrueshme të cilat pastaj të mund të zhvillohen dhe zbatohen.

Milieukontakt ofron në nivel kombëtar ekspertizë dhe material arsimor për shkollat, trajnim të avancuar për të rriturit dhe jashtëmësimor bazuar në Ciklin e të Mësuarit të të Rriturve (Cikli Kolb).

Ndryshimi i klimës dhe energjia

Ndryshimi i klimës është një nga temat dominante në axhendën ndërkombëtare, si në drejtim të parandalimit të emetimit të CO2 dhe përshtatjes ndaj pasojave. Takimi i Kopenhagenit mbi ndryshimet klimatike solli së bashku 115 krerët e shteteve dhe qeverive dhe më shumë se 40,000 njerëz. Përveç vëmendjes së madhe të medias, pati një pjesëmarrje të madhe nga OShC-të nga mbarë bota. Kjo shumëllojshmëri e aktorëve flet për më shumë pjesëmarrje në procesin e vendimmarrjes, por e bën nga

ana tjetër shumë më tepër të komplikuar. Megjithëse disa mund të thonë se nuk ka alternativë në nivelin më të lartë, zgjidhja mund të vijë nga poshtë lart, një lëvizje globale duke përfshirë veprimin e qytetarëve, masat e qeverisë lokale dhe risitë e biznesit.

Milieukontakt gjithashtu luan një rol në nxitjen e qasjes nga poshtë lart dhe asaj lokale për të gjelbëruar ekonominë dhe për të luftuar ndryshimet klimatike sa i përket emetimeve të CO2 dhe nevojës për masa adaptuese. Milieukontakt mund të mobilizojë njohuritë / ekspertizën në mbështetje të OJQ-ve dhe komuniteteve lokale. Sa i përket sektorit të energjisë, MiA mbështet çdo iniciativë për përdorimin e energjisë së gjelbër alternative, efiçiencën e energjisë (reduktimin e raportit ngrohje / humbje në ndërtesa duke arritur konformin termik, reduktimin e faturave të energjisë) dhe më e rëndësishmja duke mbrojtur mjedisin duke ulur emetimet e CO2.

Politikat dhe Strategjitë

Qytetet në rritje nxijnë komunitetet

Qytetet vazhdojnë të rriten dhe kanë miliona banorë e pasoja të rënda për mjedisin. ” Sfidat kryesore janë edhe tiparet e zakonshme të jetesës së përditshme: uji dhe ajri i pastër, mbeturinatdhe higjena, kostoja e ushqimit, strehimi dhe transporti. Ky zhvillim gjithashtu ka pasoja të mëdhaedhe për komunitetet rurale. Të rinjtë largohen nga këto komunitete dhe të moshuarit mbesin prapa.

Milieukontakt luan një rol në këtë zhvillim për komunitetet përmes programit të Axhendës së Gjelbër dhe për qytetarët përmes mbështetjes së organizatave të shoqërisë civile që punojnë në Qytetet e Qëndrueshme.

Mjedisi dhe shëndeti

Rritja e vetëdijes mjedisore dhe industrializimi

Në mbarë botën vetëdija mjedisore po rritet falë arsimimit, vendosjes së axhendës dhe fatkeqësive. Shumë qytetarë janë të vetëdijshëm për ndikimin e urbanizimit dhe ndotjes nga industria në ujë, ajër dhe http://milieukontakt.mk/. MiA synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve se mbajtja e mjedisit të pastër është veprimi i duhur nëse duam një jetë të shëndetshme. Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës dhe ujit është përmes menaxhimit të integruar të mbetjeve, menaxhimit të baseneve lumore dhe praktikave më të mira bujqësore në përdorimin e tokës.

Mirëqeverisja

Zhvendosja e pushteteve, sisteme të ndryshme

Konventa u jep qytetarëve të drejtën për informacion mbi çështjet mjedisore, të drejtën për të marrë pjesë në politikë dhe vendimmarrje në lidhje me mjedisin dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës nëse vendimet e politikave nuk janë në përputhje me ligjin. Aarhus është një moment historik në pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen për çështjet e mjedisit. Gjatë viteve, Milieukontakt ka qenë shumë aktive në mbështetjen e zbatimit të Konventës. Për të qenë efektive, OSHC duhet të kenë mundësi të veprojnë në një shoqëri që lejon pjesëmarrjen. Në politikën tonë ne besojmë se Aarhus është i mirë, por qytetarët mund të shkojnë më tej në hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore, sigurisht në nivel lokal. Në Axhendën e Gjelbër ne flasim për iniciativën e qytetarëve, që është një hap më tej se pjesëmarrja. Vizioni ynë është se demokracia mund të jetë shumë më tepër se përfaqësim; janë qytetarët që formojnë të ardhmen e komunitetit të tyre. Me fjalë të tjera, ne promovojmë kalimin nga demokracia përfaqësuese në shoqërinë pjesëmarrëse.