MiA

Milieukontakt Albania ka më shumë se 20 vite eksperiencë me organizatat e shoqërisë civile në fushën e mjedisit, natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm si dhe me autoritetet vendore që mbulojnë këto çështje.

Synimi afatgjatë i programeve aktuale dhe atyre të mëparshme të Milieukontaktit në Shqipëri është “të zhvillojë një lëvizje të qëndrueshme dhe demokratike të organizatave mjedisore Shqiptare. Kjo do të thotë një lëvizje që ka një ndikim të madh në shoqëri, të jetë e aftë të rrisë ndërgjegjësimin në publik dhe të jetë e aftë të luajë një rol të rëndësishëm në proçesin e politikave dhe të vendimmarrjes në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”

Në të gjitha programet e zbatuara nga Milieukontakt Albania, tre janë elementet që e drejtojnë atë: ngritja e kapaciteteve, përfshirja e publikut dhe zgjidhja e problemeve mjedisore. Ne ofrojmë trajnime, këshillime, mbështetje për organizatat që punojnë për zhvillimin e qëndrueshëm. Ne kemi stimuluar dhe mbështetur përfshirjen dhe fuqizimin e pjesmarrjes qytetare në proçesin e vendimmarrjes. Ne i ndërlidhëm këto proçese me zgjidhje konkrete të problemeve mjedisore. Ekspertiza e Milieukontakt Albania përfshin jo vetëm mbështetjen e proçesit të vërtetë nga poshtë lart por edhe ekspertizën në një numër të madh të çështjeve mjedisore dhe të ligjit mbi mjedisin.

Përqasja, kompetencat dhe projektet tona kanë:
• Shërbyer si mjet ndërgjegjësimi dhe përkrahjeje për të siguruar pronësinë lokale mbi proçeset e zhvillimit të kapaciteteve;
• Nxitur pjesmarrjen e OJF-ve mjedisore në proçesin e politikbërjes dhe zhvillimin e kapaciteteve;
• Ofruar një strukturë për përfshirjen aktive të OJF-ve mjedisore dhe integrimin e reagimeve të shoqërisë civile në politikat dhe prioritetet kombëtare;
• Shërbyer si një platformë për dialogun mes OJF-ve dhe qeverisë dhe të rrisë kërkesën për pjesmarrjen publike, transparencën dhe demokracinë.
• Inicimi dhe ruajtja e dialogut;

Strategjia e Milieukontakt Albania është e bazuar në zhvillimin e dialogut dhe partneritetit midis aktorëve të ndryshëm në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit. Në Shqipëri ne kemi asistuar në forcimin e dialogut dhe partneritetit midis shoqërise civile, autoriteteve, biznesit dhe aktorëve të tjerë kyç në nivele të ndryshme (vendore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare).

Metodologjia;
Milieukontakt Albania ka zhvilluar metodologji specifike për përfshirjen, si:
– Trajnime në të cilat ne zbatojmë teknologjinë e përfshirjes dhe ciklin e të mësuarit nëpermjet eksperiencës të teoricienit amerikan David Kolb. Kjo përqasje i lejon pjesmarrësit të ndajnë eksperiencat dhe të reflektojnë mbi to, të përgjithësojnë reflektimet dhe eksperiencat dhe të vënë direkt njohuritë e reja në praktikë;
– Trajnime -të ngushta/kokë më kokë (pear to pear coaching), si një mjet për ngritje kapacitetesh dhe shkëmbim ndërmjet OJF-ve;
– Të mesuarit elektronik dhe përdorimi i mediave sociale si mjet për të ngritur kapacitetet, mbledhur dhe shkëmbyer informacion, zhvillojnë hartimin e dokumentave dhe planeve të përbashkëta, dhe promovimin e zhvillimin e mëtejshëm të materialeve e ideve;
– Ndërtimi i partneriteteve me OJF-të/OSHC-të lokale dhe delegimi i detyrave tek këto grupe në kombinim me partneritetin dhe drejtiminnga Milieukontakti;
– Menaxhim i bazuar në rezultate:
Milieukontakt Albania ka një eksperience të madhe në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve sipas metodologjisë së menaxhimit të bazuar në rezultate bazuar në metodologjinë e Bankës Botërore të përshkruar në librin: “Dhjetë hapa drejt një sistemi vlerësimi dhe monitorimi të bazuar në rezultate” (Jody Zall Kusec, Worldbank 2004)


 

Stafi

Valbona Mazreku

Valbona Mazreku

Drejtore Ekzekutive

Valbona, themeluese dhe drejtuese e Milieukontakt Shqipëri qysh në vitin 2000. Është diplomuar për biologji dhe juridik në Universitetin e Tiranës. Znj. Mazreku ka eksperiencë të gjatë në menaxhimin e programeve kombëtare dhe rajonale në fushat e mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm, ekoturizmit, pjesëmarrjes publike, etj. Ekspertiza dhe kontributi saj evidentohen si shumë të spikatura në krijimin e lëvizjes mjedisore shqiptare duke zbatuar programe zhvillimi, trajnuar dhe këshilluar organizatat nga e gjithë Shqipëria. Znj. Mazreku është trajnuar dhe çertifikuar nga institucione ndërkombëtare si trajnere, audituese dhe mediatore. Është autore dhe bashkëautore e disa botimeve, manualeve, studimeve dhe raporteve tematike në fushën e mjedisit dhe zhvillimit organizativ. Znj.Valbona Mazreku punon edhe si lektore në lëndën e politikave dhe edukimit mjedisor.

Arion Sauku

Arion Sauku

Menaxher Projektesh

Arioni ka përfunduar studimet në Universitetin Polis dega “Planifikim Urban”. Ai është pjese e stafit të Milieukontakt që në vitin 2015. Fushat kryesore të punës janë mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Shqipëri.

Arion Sauku ka qenë vullnetar aktiv i lëvizjes mjedisore që nga viti 2012. Gjatë pesë viteve përvojë në organizatën Milieukontakt Shqipëri Z. Sauku ka koordinuar dhe menaxhuar projekte të zhvillimit mjedisor dhe të qëndrueshëm në të gjithë Shqipërinë. Në punën e tij ai ka fituar përvojë në këtë organizatë si trajner për çështje mjedisore, në komunikim dhe promovim, në proceset e zhvillimit të strategjisë lokale, dokumente të politikave për çështje si uji, mbetjet, ajri, eficenca e energjisë dhe pjesëmarrja publike si dhe në organizimin e fushatave në nivel lokal dhe kombëtar. Ai ka punuar për edukimin e brezit të ri, komunitetet që jetojnë në zona rurale, duke i ndihmuar ata në zgjidhjen e problemeve mjedisore.

Ai ka aftësi dhe kompetenca të ndryshme organizative në organizimin e fushatave dhe takimeve me komunitetin, përpunimin dhe analizën e pyetësorëve, zhvillimin e videove promovuese, posterave, krijim dhe mirëmbajtjen e faqes së internetit. Ai është shumë bashkëpunues në punën e grupit i kushton kohë dhe energji dhe jep performancë të lartë.

Afrida Saraçi Domnori

Afrida Saraçi Domnori

Eksperte Finance

Afrida ka përfunduar studimet e larta në ekonomi dhe punon pranë Milieukontakt qysh në 2015. Evidentohet për eksperiencë shumë të gjatë profesionale në politikat e financave vendore, buxhetimit, monitorimit, menaxhimit, si dhe çështjet gjinore. Fillimet e saj Znj. Domnori i ka në pushtetin vendor në Shkodër po më pas ekspertiza e saj është shtrirë në të gjithë vendin, si Drejtor i Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Brendshme. Është autore dhe bashkëautore e shumë studimeve/ manualeve/ botimeve shkencore në fushën e ekonomisë, realizuar si pedagoge e studijuese në/me institucione akademike dhe organizata kombëtare e ndërkomëtare, në projekte të ndryshme. Ajo ka qenë pjesë aktive e projekteve që Milieukontakt ka zhvilluar në fushën e menaxhimit financiar të shërbimit të mbetjeve, si dhe monitorimin e standarteve të shërbimeve të ndryshme që bashkitë ofrojnë. Znj. Domnori ka edhe një eksperiencë të gjatë akademike si lektore pranë Universiteteve, Akademisë së Studimeve Politike, Institutit të Administratës Publike dhe së fundmi trajnere në grupin e Milieukontakt.

Albana Bregaj Joxhe

Albana Bregaj Joxhe

Menaxhere Projektesh

Albana është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Departamenti i Mjedisit, Dega Inxhinieri Mjedisi dhe Ekologji. Ajo ka 15 vjet përvojë pune në sektorin e organizatave të shoqërisë civile; në zona të ndryshme të mjedisit por kryesisht të përqendruar në sektorin e edukimit mjedisor.

Përvoja e saj profesionale është në zhvillimin e qëndrueshëm, edukimin mjedisor, menaxhimi mbetjeve, eficenca e energjisë, etj. Kjo eksperiencë i ka dhënë asaj mundësinë për të bërë një ndryshim në mentalitetin midis fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë për mbrojtjen e mjedisit. Ajo gjithashtu ka kontribuar përmes advokimit strategjik dhe monitorimit për të rritur ndërgjegjësimin në zhvillimin e qëndrueshëm.

Ajo ka marrë pjesë në programin e shoqërisë së programit në “Rrjeti i Ditës së Tokës” në Uashington DC, SHBA për një periudhë prej 6 muajsh mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Edukimin Mjedisor.

baner
Image Slider 3
MiA Staff
Image Slider 2
Bona Nela Bujana
Image Slider 1
Aida Oni Bona Nertil
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow