Në këtë studim prezantohet shërbimi i pastrimit në bashkitë pilote të projektit, merret në shqyrtim kontrata e pastrimit, realizimi i saj për disa nga zërat, bëhet analiza financiare e shërbimit si dhe jepen treguesit e performanceës më vete dhe krahasimor mes bashkive. Pjesë e studimit është dhe një përmbledhje e performancës së shërbimit bazuar në anketën e zhvilluar me banorët dhe bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në bashkitë përkatëse.
Ky botim u realizua në kuadrin e projektit” “Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkinë Sarandë, Përmet dhe Krujë”.
Ky botim u realizua me mbështetjen e LevizAlbania.