Në këtë studim prezantohet shërbimi i pastrimit në bashkinë Krujë, merret në shqyrtim kontrata e pastrimit, realizimi i saj për disa nga zërat, bëhet analiza financiare e shërbimit si dhe jepen treguesit e performancës më vete dhe krahasimore mes bashkive. Pjesë e studimit është dhe një përmbledhje e performancës së shërbimit, bazuar në anketën e zhvilluar me banorët dhe bizneset, që ushtrojnë veprimtarinë në bashkitë përkatëse.
Menaxhimi i integruar i mbetjeve është një nga shërbimet publike më të rëndësishme që siguron mbrojtje më të mirë të mjedisit dhe të shëndetit të banorëve si dhe zë peshë në buxhetin e përgjithshëm të bashkive. Ai lidhet me një sërë çështjesh të mënyrës së jetesës urbane, konsumit, punësimit dhe të ardhurave të banorëve si dhe me faktorë të tjerë socio-ekonomik dhe kulturor.
Ky botim u realizua në kuadrin e projektit “Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkinë Sarandë, Përmet dhe Krujë”.
Ky botim u realizua me mbështetjen e LevizAlbania.