Festa e gaforres “pushtuese”

Qendra e Vizitorëve në Radhimë këto ditë të nxehta gëlon nga aktivitetet e ndryshme, informuese/ndërgjegjësuese, turistike, sportive e festave me prodhime deti. I tillë ishte takimi informues me peshkatarët artizanal të zonës dhe përfaqësues të OMP-së së Lagunës së Nartës dhe Orikumit pranë mjediseve të Qendrës së Vizitorëve Rradhimë në fillim korriku.

Gaforrja blu, një specie pushtuese (invasive) po shtohet vrullshëm në ujërat e Mesdheut dhe në ujërat tona bregdetare, si pasojë e transportit detar. Kjo specie arrin të gjej ushqim kryesisht në laguna dhe brigjet afër saj. Ajo shkakton dëme të pallogaritshme në ekosistemin detar. Greqia, Spanja apo vende të tjera, ku ekosistemet detare janë prekur dhe dëmtuar nga kjo specie kanë dhe ndërmarrin fushtata konkrete për peshkimin e saj, për të mininimizuar dhe ndalur dëmet e patjetërsueshme që kjo specie shkakton.

Gaforrja blu mund të arrijë gjerësi deri në 23 cm, ka ngjyrë të theksuar bojëqielli, me pinca e këmbë me ngjyrë të kuqe. Është specie e huaj pushtues në detin Mesdhe, ku në dy dekadat e fundit ka pushtuar dhe bregdetin shqiptar, sidomos zonat lagunore. Shtimi i tepërt i saj ka dëmtuar llojet vendase të gaforreve. Në Lagunën e Nartës, Orikumit, Vilunit dhe Karavastasë gaforrja blu tashmë është specie dominuese, duke zhdukur apo zvogëluar popullatat e gaforreve vendase. Këto zona janë habitat i mirë ushqimi dhe riprodhimi. Për vitin 2018 sipas burimeve të marra në zonën e Orikumit sasia e gaforreve blu që janë peshkuar ka qenë afërsisht 8 ton.

Që në fillim të viteve 1600 gaforrja blu ka qenë e njohur si një prodhim detar ushqimor shumë i rëndësishëm. Sipas peshktarëve artizanalë të Orikumit dhe Radhimës, që prej 17 viteve kjo specie ka pushtuar ujërat e Parkut Detar Karaburun Sazan, por jo vetëm. Gaforrja është një nga ushqimet e detit më popullore në menynë e shumë restoranteve me prodhime deti, e gatuar në mënyra të ndryshme dhe me vlera ushqyesePartnerët në projekt, Flag Pine dhe Shoqata e Peshkatarëve të Përgjegjshëm, në festën e gaforres organizuar në datë 11 korrik 2019 ftuan peshkatarët t’i bashkohen kësaj iniciative për peshkimin, tregtimin e këtij lloji invaziv (pushtues) duke synuar njëkohësisht promovimin, ndërgjegjësimin për konsumin e gaforres blu nga konsumatori. Përgjatë festës së gaforres blu shefi i kuzhinës ka propozuar dhe servirur disa receta gatimi. Restorantet e zonës së Orikumit kohët e fundit kanë rritur interesin në përdorimin e gaforres blu në menutë e tyre. Pas kësaj feste të gaforres blu, shpresojmë të jetësohen çdo vit aktivitete që nxisin përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore Karaburun-Sazan, duke ruajtur biodiversitetin e kësaj zonë të mrekullueshme bregdetare.

Pasdite në Lungomare

Shoqata “Edukim Komunitar për të Drejta, Kulturë dhe Integrim” është duke zbatuar projektin “Më pak mbetje më shumë jetë”. Ndër aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit ishte “pasdite në Lungomare”. Fokusi kryesor i aktivitetit ishte reduktimi i ndotjes, duke ndarë mbetjet dhe mbrojtur mjedisin në Vlorë dhe PKD Sazan Karaburun.

Në aktivitet ishin të pranishëm nxënës të shkollave të ndryshme, studentë, të rinjtë vlonjatë, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, AdZM Vlorë etj. Për të informuar dhe ndërgjegjësuar qytetarët rreth reduktimit dhe ndarjes së mbetjeve përgjatë zonës së Lungomares u shpërndanë materiale informuese apo vizatime tematike të nxënësve të moshave të ndryshme.

Në praninë e qytetarëve dhe turistëve të ndryshëm u demonstrua ndarja e mbeturinave, e cila u mirëprit dhe inkurajua nga të pranishmit, duke kërkuar që të aplikohet edhe përgjatë ditëve të zakonshme. Një mjedis mbahet i pastër dhe ruhet nëse i gjithë komuniteti kujdeset për të, duke nxitur mënyra miqësore jetese, si përdorimi i çantave të rrobës apo në vend të shisheve plastike të përdoren shishe termus.

Përgjatë aktivitetit nuk munguan bisedat dhe shkëmbimi i informacionit mes të pranishmëve. Organizata CERCi propozon në të ardhmen realizimin e një projekti pilot në një lagje të qytetit të Vlorës për ndarjen e mbeturinave, i cili më pas nëse do të zbatohet në pika strategjike, ku numri i turistëve dhe përdoruesëve është edhe më i madh, do të ndihmonte sadopak në mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar turistik.

Qendra e Vizitorëve Radhimë, vendi ku personat me aftësi të kufizuar gjejnë lehtësisht informacion për Pakun Karaburun-Sazan

Në zbatim të minigrantit, me mbështetjen financiare të UNDP, të projektit që zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri, dy organizata lokale të shoqërisë civile “Change – Agjensia e Zhvillimit Rajonal” dhe “Shoqata e Para dhe Tetraplegjikëve të Qarkut Vlorë” organizuan në datën 17 korrik 2019, pranë mjediseve të Qendrës së Vizitorëve në Radhimë aktivitetin informues me personat me aftësi të kufizuar në qarkun e Vlorës, për promovimin e Qendrës së Vizitorëve dhe vlerave të Parkut të mbrojtur Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga AKZM (Agjensia Kombetare e Zonave te Mbrojtura), OJF të përfshira në program qytetarë/banorë dhe grupe interesi të Qarkut Vlorë. Gjatë takimit u prezantuan vlerat natyrore të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, funksioni dhe rëndësia e qendrës së vizitorëve Radhimë përgjatë dhe pas sezonit turistik.

Nga të pranishmit u theksua rëndësia e promovimit të Parkut të mbrojtur Detar Karaburun-Sazan për të gjithë komunitetin dhe grupet e interesit si dhe bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet aktorëve lokal për mbrojtjen e vlerave te parkut detar.

  1. Hysen Muhametaj, invalid pune prej 20 vjetësh citon: “ne si kategori personash me aftësi të kufizuar, jemi pak ose apak të përfshirë në shumë veprimtari e aktivitete lokale, edhe pse në emrin tonë flitet shumë, por ende nuk marrim vëmendjen dhe nuk përfshihemi rregullisht”.

Në qarkun e Vlorës janë edhe gjashtëqind persona të tjerë para dhe tetraplegjikë, të cilët mund të përfshihen në jetën sociale, pasi edhe ata kërkojnë të japin kontributin e tyre. Vlerat njerëzore dhe qytetare nuk kanë kufizime, ato janë brenda gjithësecilit, që të shpërfaqen këto vlera kërkojnë mbështetje e mirëkuptim. Vlerat natyrore të Pakut Karaburun-Sazan duhet të njihen dhe shijohen prej të gjithë grupeve të shoqërisë sonë, edhe kur këto grupe nuk kanë mundësi fizike apo lëvizje.

Qytetarët e Vlorës promovojnë vlera dhe kujdesen për mjedisin

Udhëtimi turistik në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit përgjatë një dite të nxehtë të korrikut, ku anëtarët e shoqatës “Shqipëria”, të ftuar të grupmoshave të ndryshme u nisën nga kalata e Portit Vlorë drejt destinacioneve Sazan-Karaburun. Itinerari i realizuar përmes anijes turistike “Aquamarine”, pati angazhimin maksimal të ekuipazhit, për të siguruar udhëtim të sigurt e të rehatshëm, nën ritmin e muzikës së përzgjedhur dhe atmosferës festive, pjesë e të cilit u bënë edhe turistët e huaj. Udhëtimi në ujërat e kaltër për të mbërrtiur në gadishullin e Karaburunit, këtij atraksioni të mrekullueshëm turistik, njohja me biodiversitetin e zonës, e më pas me punën konkrete të anëtarëve të shoqatës “Shqipëria”, të cilët shpërndan fletëpalosje dhe broshurave për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që kishin zgjedhur të bënin plazh dhe të shijonin Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan ishte mbreslënës dhe i frytshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Gjatë bashkëbisedimit me turistë, anëtarët e shoqatës “Shqipëria” i njohën me rëndësinë e ruajtjes së këtij atraksioni turistik, duke marrë si përgjigjie prej tyre vlerësimet maksimale për nismën dhe zbatimin e projektit dhe më tej mirëmenaxhimin e zonave me rëndësi të veçantë, siç është gadishulli i Karaburunit. Pjesë e programit ishte dhe organizimi i punës krijuese nga nxënës e të rinj, të cilët realizuan vizatime, ku pasqyroheshin idetë e tyre për simbolikat e parkut, rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, duke dhënë mesazhin se të gjithë bashkë, si anëtarë të planetit Tokë duhet të japim kontributin tonë për mbrojtjen e burimeve natyrore. Pjesë e programit ishte noti në detin e mrekullueshëm të Karaburunit.

Kthjelltësia e detit, bëshkëjetesa e gjallesave në një natyrë ende të virgjër, është bekimi që natyra i ka bërë zonës dhe njerëzve të saj. Pas shijimit të bukurisë natyrore të Karaburunit, itinerari vijoi me udhëtimin drejt ishullit të Sazanit. Grupi i udhëtimit sapo mbërriti në Sazan u pajis me mjetet e nevojshme për realizimin e pastrimit të një pjese të ishullit të Sazanit, sipas zonave të përcaktuara. Turistët dhe stafi i anijes u përfshi aktivisht në pastrim dhe ndihmoi edhe në kthimin e thasëve të mbushur në portin e Vlorës, sa më afër shërbimit të tërheqjes së mbetjeve. Mbushja e disa thasëve me mbetje të gjithëfarëllojshme tregoi edhe një herë mungesën e ndërgjegjies qytetare për ruajtjen e mjedisit. Nga informacionet e marra prej AdZM-së Vlorë, por edhe nga rasti konkret sasia e mbetjeve në ishull shtohet përgjatë sezonit turistik, kur numri i turistëve është më i madh.

Mbrojtja e biodiversitetit në zonat e mbrojtura ishte kryefjala e nismës sensibilizuese të pastrimit, duke përcjell mesazhin se të gjithë bashkë e secili në mënyrë individuale duhet të jetë aktiv në ruajtjen dhe mirëmenxhimin e mjediseve natyrore bregdetare. Në fund të programit kryetarja e shoqatës “Shqipëria”, Vlorë, znj. Edlira Kapllanaj dhuroi disa libra të autorëve shqiptarë dhe vlonjatë fëmijëve të cilët jetojnë jashtë vendit, duke përcjell mesazhin për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në të gjitha trevat jashtë Shqipërisë, ku jetojnë e punojnë shqiptarët, si një rëndësi e veçantë për ruajtjen e identitetit shqiptarë. Libra i’u dhuruan edhe turistëve të huaj dhe qytetarëve të Vlorës që ishin pjesë aktive e akivitetit.

Itinerari i kthimit për në Vlorë, duke shijuar bukuritë dhe ujin e pastër si kristal përgjatë ishullit të Sazanit, përmes atmosferës ekzaltuese e festive në anijen “Aquamarine”, ku ekuipazhit të saj me kërkesën e shprehur nga vet ata i’u dorëzua nga kryetarja e shoqatës flamuri shqiptar, i cili tanimë do të jetë bashkëudhëtar i itinerareve të kësaj anije, për të rikujtuar çdo ditë aktivitetin e organizuar nga Shoqata “Shqipëria”, e cila do të vazhdojë misionin e saj për promovimin e vlerave të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, si dëshmi e traditave të trashëguara nga të parët tanë. Si banorë të planetit tokë, përveç pëdorimeve të burimeve natyrore, duhet njëkohësisht të mendojmë sesi duhet t’i përdorim këto burime në mënyrë të qëndrueshme, duke respektuar kështu traditat dhe vlerat qytetare.

Shkollat e Fierit dhe Vlorës vizitojnë Qendrën e Vizitorëve Radhimë dhe PKD Karaburun-Sazan

Projekti “Radhima destinacioni turistik për t’u eksploruar”, i cili zbatohet nga shkolla “Hasan Mëhilli” Dukat dhe “Rakip Kryeziu” Fier filloi me vizitën pranë Qendrës së Vizitorëve Radhimë, ku nxëënsit dhe të ftuarit e tjerë morën informacione rreth bukurive të viseve të jugut të Shqipërisë, konkretisht parkut detar Karaburun-Sazan. Një rëndësi të veçantë ka fauna e këtyre zonave, promovimin e së cilës e realizuan me devotshmëri specialistët e Zonave të Mbrojtura Vlorë. Më pas nxënësit e të dy shkollave realizuan vizitën tursitike një ditore me anije në parkun detar Karaburun-Sazan. Nxënësit prekën nga afër këto bukuri të natyrës shqiptare! Ndjesia për t’u zhytur në kthjelltësinë e ngjyrave të kaltra të detit, përqafimin me erën dhe flladin e këndshëm, që pushton shpirtin e mendjen gjatë udhëtimit me anije; mes këtyre emocioneve të prekshme, ku vetë nxënësit ishin protagonistë të fillimit të mbarë të pushimeve verore! Gjatë udhëtimit me anije ata prezantuan vizatimet, pikturat apo punime të tjera, ku fokusi kryesor ishin bukuritë dhe pasuritë natyrore të PKD Karaburun-Sazan.

Qendra e Vizitorëve Radhmë promovohet edhe në Fier

Promovimi i Qendrës së Vizitorëve është një nismë e bukur! Të bësh diçka mirë përpiqen të gjithë por, të realizosh diçka me pasion, pas një vizite tek Qendra, ishte mesazhi që kanë marrë nxënësit e shkollës “Rakip Kryeziu” Fier gjatë vizitës së tyre në Qendrën e Vizitorëvë Radhimë. Përkushtimi ndaj mjedisit, i bëri nxënësit e shkollës më të vetëdijshëm dhe i ndërgjegjësoi se kujdesi ndaj natyrës duhet të jetë në qendër të vëmendjes edhe tek qytetarët e tjerë! Të gjithë nga pak, dhe të gjithë të përkushtuar për të promovuar të bukurën, vlerën, natyrën, pastërtinë, kujdesin ndaj florës dhe faunës! Përshtypjet që nxënësit krijuan e ndanë me mësuesit e tyre ishin të shumta, por më i spikaturi ishte: “Nuk e dija se për kujdesin ndaj mjedisit punojnë skuadra të tilla si Qendra e Vizitorëve, një punë fisnike që më dha kënaqësinë dhe përshtypjen se kur mirëintegrohen idetë, ndërgjegjia dhe energjia rinore ka vend për zhvillim dhe impakt më të mirë të reagimit qytetar për t’u ndërgjegjësuar. E kemi pasur kaq afër këtë natyrë të mrekullueshme, por nuk kemi ngulmuar e mundur të shohim bukuritë e saj. Tani e kuptoj më mirë, se sa shumë punë bëhet nga mësuesit tanë për ta mirëmbajtur mjedisin, sa energji të harxhuara prej tyre pikërisht për këtë ndërgjegjësim: të kujdesit për natyrën saqë e pranoj që ndonjëherë në mendjen time bëja pyetjet:  A duhet shpenzuar kaq energji vetëm për sensibilizimin mjedisor?! A duhet kaq shumë lodhje dhe pse ?! Ne jemi me fat që në Shqipëri ndodhen kaq shumë resurse natyrore me vlera! Dhe tani ju kuptoj mësues të dashur, tani po, ne kishim zërin tuaj, por sot këtij zëri iu bashkangjit edhe zëri i vetë natyrës, tashmë edhe unë do t’ju ndihmojë në detyrën tuaj humane e fisnike, tashmë dhe unë do të jem një prej këtyre promovuesëve që e duan shumë natyrën, tani mund të sensibilizojë çdo qytetarë që mundem, për këtë kauzë jetësore! Jam me fat që unë do të bëhem një prej shumë individëve të ndërgjegjësuar që punojnë me përkushtim për këtë çështje globale, kujdesi ndaj mjedisit dhe dhënia e impaktit të zvogëlimit të ndotjes në zonën ku jetojmë”. Vërtetë ndjehesh mirë kur e dëgjon këtë gjë, vërtetë krenohesh për këtë brez ku kultivohet ndjenja e përgjegjësisë mjedisore!Tani emocioni që unë ndiej dhe them me zë të lartë: ia paska vlejtur, çdo orë, çdo minutë, çdo sekond frymëmarrje, djersë dhe energji të shpenzuara për këtë kauzë! Le të bashkohemi qytetarë dhe të veprojmë të gjithë bashkë, për një hapësirë më të blertë, për ajër më të pastër, për fëmjë të shëndetshëm, për një jetëgjatësi më të madhe e për një të ardhme me prespektivë. Bëhu edhe ti, pjesë e këtij veprimi njerëzor që ka impakt për më shumë vlera qytetarie! Të veprojmë për të pasur një mjedis më të pastër, të veprojmë për të edukuar breza me ndjenjën e kujdesit mjedisor, të veprojmë sepse të gjithë, mund të bëjmë nga një gjë të vogël për të kontribuar për diçka kaq të madhe dhe jetike, jetëgjatësinë dhe mbarëvajtjen e planetit Tokë! Bashkohu kauzës tonë dhe informohu me Qendrën e Vizitorëve Radhimë dhe detyrës së tyre fisnike të sensibilizimit qytetar!
Nxënësit e shkollës “Rakip Kryeziu” përgjatë javëve të para të korrikut kanë informuar nxënës dhe qytetarë të qytetit të Fierit, mbi punën dhe aktivitetet që realizon Qendra e Vizitorëve. Promovimi është realizuar me postera të vetë Qendrës dhe materiale të krijuara nga vetë nxënësit. Për nxënësit dhe qyetetarët e Fierit është duke u përgatitur edhe një fletëpalosje, e cila do të shpërndahet në ditët në vijim.

Video promovuese për vlerat dhe bukuritë e ishullit të Sazanit

Rritja e angazhimit të të rinjve për të promovuar qëndrueshmërinë kulturore të ishullit të Sazanit. Ky është qëllimi i projektit te TPA Center. Aktiviteti i parë hapës është zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Pavaresia”, ku qëllimi kryesor është përgatitja e një video të një cilësi të lartë, që do të promovojë parkun Detar Karaburun-Sazan. Video do të realizohet në bashkëpunim me TV6+1Vlora. Gjithashtu, përgjatë muajt korrik është zhvilluar trajnimi i të rinjëve mbi vlerat kulturore dhe historike te ishullit; bazën ligjore, dhe njohja me Planin e menaxhimit të Parkut Detar Karaburun. Janë këta të rinjë, të cilët pas marrjes së njohurive, do të jenë protagonistë përgjatë përgatitjes së videos dhe promovimit të vlerave turistike të Sazanit.

 

 

Spread the love