Lauri Myllyvirta: “Kemi shumë kriza globale që duhet të përballemi. Shpresoj që kjo t’i bëjë njerëzit të mendojnë – po sikur të kishim këtë lloj cilësie të ajrit, jo sepse të gjithë janë të detyruar të rrinë në shtëpi, por sepse ne menaxhojmë ndryshimin për të pastruar transportin dhe energjinë.”

Përmirësimi i ajrit përgjatë muajve të fundit, për shkak të virusit COVID 19 ka ulur me 11,000 numrin e vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit në Angli dhe Evropë, sipas studimit të Qendrës për Kërkime në Energji dhe Ajrin e pastër. Rënia e madhe e trafikut dhe ndotjes industriale ka ndikuar në uljen e numrit të ditëve të punës (1,3 milion) numrin e fëmijëve që zhvillojnë astmë (6,000 fëmijë), ulur numrin e vizitave urgjente (në 1,900 raste) dhe shmangur lindjet e parakohshme (600 të tilla).

Foto: Dan Kitwood

(Një zonë gati e zbrazët në veri të londrës, ku  rënia e theksuar e trafikut dhe emetimet industriale kanë çuar në 1.3 milion ditë pune më pak)

 

 

 

 

Ndonëse pandemia vazhdon të shtojë numrin e jetëve të humbura (220,000 të tilla që prej fillimit të pandemisë në fillim të vitit) në raport thuhet se mjedisi është paraqitur më shumë i lehtësuar dhe pastruar, i cili mund të ruhet i shëndetshëm nëse globi ynë zhvendoset nga industria dhe karburnatet fosile. Krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dikosidit të nitrogjenit janë ulur me 40%, ndërsa grimcat e imëta të 2.5 janë ulur në masën 10%, gjë që ndikon që njerëzit të marrin frymë lehtësisht. Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes, janë së bashku shkaqet e 470,000 vdekjeve në Evropë çdo vit.

Studimi ka përdorur të dhëna statistikore, ku kombinohen të dhëna për cilësinë e ajrit, kushtet e motit, ndotjet, popullsia dhe përhapja e sëmundjeve. Në studim janë gjetur vdekjet e shmangura për shkak të ndotjes në Gjermani (2,083) Angli (1,752), Itali (1,490), Francë (1,230) dhe Spanjë (1,083). Nga sëmundjet 40% e uljeve të vdekshmërisë kishte të bënte me dëmtimin e zemrës, 17% me sëmundjet e mushkërive (bronkit dhe emfizema) dhe 13% nga kanceri apo arsye te tjera. Sëmundje të tjera ishin infeksionet dhe diabeti. Llogaritja e përgjithëshme 11,000 vdekjeve të shmangura, është vlerësimi i një sërë analizash kompjuterike, 7,000-20,000 të tilla.

Në të gjithë botën numri i vdekjeve të shmangura nga ndotja duhet të jetë shumë më I lartë, pasi studimi është përqendruar vetëm në një kontinent dhe vetëm përgjatë një muaji, e jo më të shkohet pas në Uhan, gjashtë muaj më parë kur filloi pandemia globale. Dy vendet më shumë të populluara dhe ndotura gjithashtu, kanë përjetuar disa rënie të ndjeshme të ndotjes së ajrit. Studimi nuk përfshin vdekjet nga koronavirus. Shkencëtarët besojnë së ndotja e ajrit rrit malinjitetin e sëmundjes dhe disa studime sygjerojnë se virusi mund të bashkohet me grimca të veçanta, ndonëse studiuesit e këtij modeli ende nuk kanë të dhëna të mjaftueshme, për t’a përfshirë këtë hipotezë në modelet e tyre.

Autori kryesor i analizave Lauri Myllyvirta është shprehur: “rënia e ndotjes së ajrit ka zvogëluar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore në një kohë të rëndësishme si dhe tregoi sesa ndryshim mund të sjellë përmirësimi i cilësisë së ajrit”. Autori ka treguar kujdes për të mos e inkuadruar këtë çështje si ‘përfitim’. Lauri ka cituar gjithashtu: “jam shumë konfuz rreth gjithë kësaj. Njërëzit po vdesin. Masat që ne kemi qenë të detyruar të ndërmarrim kanë shkaktuar shqetësime ekonomike dhe të tjera gjithashtu, por ky është një eksperiment i pa zhvilluar më parë, në reduktimin e konsumimit të karburantit fosil, ndaj edhe njerëzit që punojnë në ndotjen e ajrit po i kushtojnë vëmendje. Kemi shumë kriza globale që duhet të përballemi. Shpresoj që kjo t’i bëjë njerëzit të mendojnë – po sikur të kishim këtë lloj cilësie të ajrit, jo sepse të gjithë janë të detyruar të rrinë në shtëpi, por sepse ne menaxhojmë ndryshimin për të pastruar transportin dhe energjinë? Shpresojmë se ky virus na ndihmon neve të ecim përpara në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe sfida të tjera të mëdha, në vend që të na çojnë prapa në kohë”.

Ekspertë të shëndetit kanë thënë se gjetjet e raportit i bënë jehonë gjetjeve të tyre përgjatë pandemisë. “Ne kemi parë shumë më pak pacientë të pranuar me acarime të astmës dhe sëmundje pulomonare obstruktive kronike gjatë muajit të kaluar dhe, nuk ka dyshime se një rënie e ndojes së ajrit është një ndër arsyet”, ka thënë Doktor LJ Smith, Këshilltar në mjekësinë resipiratore në spitalin King Collage në Londër. Kjo na lejon të pyesim, mbi atë që më parë e kemi pranuar si gjendje normale. Nëse ndotja e ajrit kthehet në nivelet e mëparëshme, dhoma ime e pritjes do të fillojë të mbushet edhe një herë me fëmijë dhe të rritur që përpiqen të marrin frymë”. 

Shkrim nga Jonathan Wats, publikuar tek “The Guardian”, rubrika mjedisi, datë 30 Prill 2020 

Përgatiti: Bujana Xhindoli

 

Spread the love