Objektivi kryesor i ndërhyrjes së Milieukontakt është zbatimi i projekteve pilot të identifikuara, komunikimi dhe sigurimi i angazhimit të qytetarëve, bizneseve, shkollave dhe aktorëve të tjerë përkatës për parandalimin dhe reduktimin e mbetjeve plastike në Bashkinë Lezhë.

Treguesi i pritshëm: në zonat e përzgjedhura të vendeve partnere, masa përgatitore janë zbatuar për reduktimin e sasisë së mbetjeve që kalojnë nëpër trupa ujor dhe më pas përfundojnë në Detin mesdhe.

Situata e administrimit të mbeturinave urbane në Shqipëri dhe bashkinë Lezhë është e mangët. Bashkia e Lezhës ka angazhuar tre kompani të grumbullimit të mbeturinave dhe mbulon 97% të territorit të saj dhe 97.4% të popullsisë së saj. Duke marrë parasysh tiparet ujore dhe erërat mbizotëruese në territorin e Lezhës, situata e mbeturinave detare është e ngjashme me atë në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Shumica e mbetjeve detare, sipas vlerësimeve rreth 80 përqind e mbetjeve vijnë nga hedhja pa kriter e mbeturinave nga qytetarët dhe transportimi i tyre nëpërmjet lumenjve; dhe vetëm 20% e mbetjeve janë mbetje me origjinë detare.

Aktivitetet që janë planifikuar për tu zbatuar përgjatë periudhës 18 mujore përmenden si më poshtë vijon:

  • PA mbetje S’KA penalitete
  • JO Plastikës Njëpërdorimshe (Zonë me Përdorim të ulët Plastike
  • Prezantimi për ndarjen dhe mbledhjen e plastikës së riciklueshme
  • Organizimi i fushatës vjetore “Java pa Qese Plastike
  • Edukimi për mbetjet detare në Shkolla “Di Ndrysho Vepro”
  • Tabela informative në natyrë
  • Sigurimi i kontenjerëve me rrjeta teli për të promovuar ndarjen e veçuar të plastikës me fëmijët në plazhe
  • Kontenjerë specifik për bishtat e cigareve
  • Sigurimi i kontenjerëve të vegjël për shëtitoret kryesore në Shëngjin dhe Lezhë

Përgjatë zbatimit të aktiviteteve të sipërpërmendura, parashikohet që të ndiqet metodologjia e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe veprime për të parandaluar dhe ndarë si duhet mbetjet plastike; përfshirje dhe punë me aktorë të ndryshëm duke ndikuar në ndryshimin e qëndrimit dhe gjetjen e zgjidhjeve së bashku me bashkinë; fëmijët si agjent të ndryshimit në shoqëri si dhe përdorimi i TIK (Situata Covid-19 dhe vulnerabiliteti i sistemit arsimor).

Spread the love