Projekti “WatSanPlan” zhvillohet në Rumani, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi ku ka mungesa për sigurinë e ujit dhe menaxhimin e higjienës në zonat rurale; situatë e cila mund të shkaktojë pasoja serioze për mjedisin dhe shëndetin e popullatës. Qëllimi ynë është të  përshtasim e zhvillojmë më tej instrumentin e ujit dhe planifikimin e sigurtë të higjienës (WSSP) në vendet e synuara. WSSP tregon metoda për analizën e rriskut dhe vlerësimin e ujit, si dhe situatën e higjenës, duke treguar masat që mund të merren për të minimizuar rriskun dhe përmirësuar situatën e ujit dhe higjienës.

Sektori: mjedisi dhe shëndeti

Partnerët: WECF, JHR, Aquademica, WiD, Environmental ambassador for sustainable development

Periudha e zbatimit: 01 shtator 2020 – 31 gusht 2022

Mbështetur nga: Ministria Federale Gjermane e Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore

Spread the love