Organizatat partnere: Milieukontakt Shqipëri, Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit, Gjelberimi 2000.

Projekti do të zbatohet në Bashkitë Vlorë dhe Himarë. Referuar direktives Europiane mbi zhurmat standarti i lejuar gjatë ditës është 55 DB dhe gjatë natës 45 DB.  Zonat bregdetare janë zonat më të ekspozuara ndaj zhurmave kryesisht përgjatë sezonit turistik. Problematika që lidhen me ndotjen akustike ne te dyja bashkite eshte pasojë e mungesës së planeve vendore të veprimit mbi zhurmën, mungesa e monitorimit të vazhdueshëm të niveleve të zhurmave dhe mungesa e kontrolleve të ushtruara mbi veprimtaritë që gjenerojnë zhurma dhe mungesa e transparencës nga institucionet përgjegjëse.

Qëllimi: Fuqizimi i bashkëpunimit të aktorëve lokal nëpërmjet përdorimit të instrumentave alternativë mbi monitorimin e zhurmave për të advokuar tek instancat vendore mbi mirëadministrimin e ndotjes akustike.

Objektivat specifik:

  • Identifikimi i gjendjes aktuale të ndotjes akustike gjatë sezonit turistik nëpërmjet një metodologjie alternative të përcakuar e cila do të sigurojë të dhëna sasiore dhe cilësore mbi nivelin e zhurmave.
  • Nxitja e angazhimit qytetar në monitorimin e zhurmave nëpërmjet metodave alternative të monitorimit, trajnimeve, advokimit etj.
  • Rrjetëzimi i OJF lokale per advokimin dhe adresimin e problematikës së ndotjes akustike drejt pushtetit vendor

Periudha: Tetor 2021 – Nentor 2022

Spread the love