Le ta fillojmë me një shprehje të Epikurit: “Të diturin e pasuron natyra”. Çfarë mund të bëjmë për qytete dhe komunitete të qendrueshme? Kjo ishte një ndër tematikat që u zhvillua me nxënësit e shkollës së mesme “Gramoz Palushi” dhe asaj 9-vjeçare “Jashar Hoxha” përgjatë orëve të hapura në kuadër të projektitMjedis i pastër, edukim i shëndetshëm dhe cilësor në shkollat e Paskuqanit”. Në 2015, liderët botëror kanë firmosur 17 qëllimet globale të njohura si Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm ose QZHQ.  Ato janë një plan për të cilin të gjithë liderët kanë rënë dakord për të ndërtuar një botë më të gjelbër, më të drejtë dhe më të mirë deri në vitin 2030; ku të gjithë ne kemi një rol në arritjen e tyre në fusha të ndryshme dhe në mbrojtjen e mjedisit, gjendja e të cilit lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të një vendi. Nëse një vend ka industri, zhvillime teknologjike dhe njerëzore, atëherë edhe ndotja do të jetë më e madhe, ndaj është e nevojshme të prezantohet koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm, i cili ka të bëjë me plotësimin e nevojave mjedisore, sociale dhe ekonomike të së tashmes pa kompromentuar mundësitë e brezave të ardhshëm, për të plotësuar dhe ata nevojat e tyre. Më tepër se 7 miliardë njerëz jetojnë në planetin Tokë. Deri në mesin e këtij shekulli (vitin 2050) në Tokë do të ketë më tepër se 10 miliardë njerëz dhe fakt se, më tepër njerëz lindin se sa vdesin. Me një popullsi në rritje dhe rritjen e kërkesave për zgjidhje në planet, zhvillimi i qëndrueshëm është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sot bota, duke qenë subjekt i shumë debateve nga politikanët dhe liderët e biznesit. Një prej Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm është: Qytete dhe komunitete te Qendrueshme (QZHQ 11); ky qëllim ka të bëjë me rolin kyç të qytetit në zhvillim të qendrueshëm, në një botë të urbanizuar. “Ndërtimi i qyteteve dhe i vendbanimeve gjithëpërfshirëse, të sigurta, rezistente dhe të qëndrueshme” i dedikohet nivelit lokal (qyteteve, vendbanimeve) dhe synon të garantojë qytete dhe komunitetet gjithëpërfshirëse, të sigurtë, të ripërtërishëm dhe të qëndrueshme, ku të gjithë shtetet kanë propozuar qasje të kënaqshme dhe cilësi për një strehim të sigurtë dhe cilësi për shërbimet e tjera. Po ashtu propozohet transport i sigurtë dhe i organizuar mirë, që të mos jetë i dëmshëm për mjedisin dhe i mirëplanifikuar, posaçërisht për t’u shërbyer fëmijëve, grave dhe personave të cenueshëm. I një rëndësi të veçantë është edhe angazhimi i komunitetit përgjatë diskutime dhe në proceset e planifikimit për përmirësimin e qyteteve të tyre, duke promovuar dhe vlerësuar maksimalisht mbrojtjen e mjedisit dhe rritur aftësitë ndaj katastrofave. Një tjetër element shumë i rëndësishëm është monitorimi i menaxhimit të mbetjeve dhe i cilësisë së ajrit, duke përgatitur komunitetet për të menaxhuar në mënyrën e duhur burimet e tyre dhe për të adresuar ndryshimet klimatike. Njohja e brezit te ri me konceptin e zhvillimit te qendrueshëm e konsiderojmë të rëndësishëm sepse ne sot kemi të drejtë të përdorim burimet e Tokës dhe paralelisht të kujdesemi se çfarë do të lemë pas në të ardhmen.

 

Spread the love