Projekti synon krijimin e një rrjeti kombëtar OJF-ve për të adresuar problematikat që lidhen me cilësinë e ajrit, përmes aksesit dhe transparencës në informacion dhe advokimit për forcimin e kuadrit rregullator në sektorin e ajrit. Ndotja e ajrit në vëndin tonë është një problematik të cilës i duhet dhënë vëmëndja e duhur nga institucionet përgjegjëse dhe të merren masa emergjente. Pikërisht këtë synon edhe projekti ynë të krijojë rrjetin kombëtar të OJF-ve për të adresuar problematikat që lidhen me cilësinë e ajit, përmes monitorimit alternativ, analizimit dhe advokimit, si dhe për të vleftësuar të drejtën për informacion mbi procesin e vendimmarrjes që ndikon në cilësinë e ajrit.

Objektivat specifik:

  • Të rishikohen dhe të jepen rekomandime mbi dokumentat lokal dhe politikat kombëtare lidhur me cilësinë e ajrit dhe ndikimin në shëndet.
  • Rritja e kapaciteteve monitoruese dhe advokuese të organizatave partnere të rrjetit mbi cilësinë e ajrit urban dhe përfshirjen e komunitetit.
  • Rritje e vetëdijes të publikut për një cilësi më të mirë jete në komunitetet tona përmes fushatave ndërgjegjësuese.

 

Artikulli 1: Tirana, “Kryeqyteti europian i ndotjes së ajrit”. Matjet alternative tregojnë nivele kritike të pranisë së ndotësve në ajër!

Për më shumë lexoni artikullin ketu

Artikulli 2: Durrësi, qyteti bregdetar ku ende mbeten problematike aktivitetet ndotëse të ajrit. Të dhënat e matjeve tregojnë nivele shqetësuese të pranisë së dioksidit të azotit dhe dioksidit të karbonit në ajër!

Për më shumë lexoni artikullin ketu

Artikulli 3: Elbasani, qyteti historikisht famëkeq lidhur me ndotjen e ajrit. 16.7 herë më e lartë se norma e lejuar prania e grimcave të imëta të pluhurit PM2.5 në ajër!

Për më shumë lexoni artikullin ketu

Artikulli 4: Korça, qyteti i dytë më ajrin më të ndotur pas Tiranës. Vlerat e grimcave të pluhurit dhe dioksidit të azotit, mbi dyfish më të larta se norma e lejuar!

Për më shumë lexoni artikullin ketu

Artikulli 5: Shkodra, qyteti i “dy-rrotakëve” dhe modeli i kulturës së lëvizjes së pedaluar. Pavarësisht kësaj, matjet alternative tregojnë se zonat kryesore urbane rezultojnë

me një nivel të lartë të pranisë së CO2 në ajër..

Për më shumë lexoni artikullin ketu

“Artikujt u zhvilluan në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo”.

 

 

Spread the love