Iniciativa Përdor më Pak Plastikë është një komunitet biznesesh që mendojnë përpara, të angazhuar për të reduktuar ndotjen plastike duke hequr gradualisht produktet plastike njëpërdorimëshe (SUPPs) nga aktivitetet e tyre. Në përputhje me Direktivën e Komisionit Evropian (2019/904) për plastikën njëpërdorimëshe, synon të inkurajojë dhe mbështesë pronarët e hoteleve, restoranteve dhe kafeneve që të reduktojnë sasinë e produkteve plastike njëpërdorimshe që u jepen klientëve. Iniciativa LPZ synon të ndërtojë një komunitet të pronarëve largpamës të hoteleve, restoranteve, kafeneve dhe bareve të përkushtuar për të hequr gradualisht produktet plastike njëpërdorimëshe nga puna e tyre dhe për të kontribuar në uljen e ndotjes plastike në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi.
Milieukontakt Shqipëri ka bashkëpunuar me MedWaves dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) për të zbatuar Iniciativën Përdor më Pak Plastikë në Shqipëri.