Alternativa mjedisore për HEC-et e vegjël në Shqipëri është një studim alternativ i sjell nga shoqëria civile mjedisore në Shqipëri, që hulumton procesin e zhvillimit të shpejtë të sektorit të energjisë hidrike në të gjithë vendin, kundrejt ndikimit të vërejtur në mjedis dhe atij të pritshëm. Ky studim përfshin punën e kryer nga një ekip ekspertësh gjatë periudhës Shkurt-Korrik 2015 duke përdorur një metodikë gjithëpërfshirëse që konsiston në: analizë kërkimore, takime direkte, diskutime në grupe të fokusuar, plotësim pyetësorësh, sesione konsultimi me organizatat e shoqërisë civile. Studimi synon të sjellë në një dokument të vetëm elementë alternativ të zhvillimit të sektorit të HEC-eve, i cili shikon jo vetëm nevojën për energji, por ndikimin real pozitiv dhe negativ të këtij zhvillimi në sektorët social, ekonomik dhe mjedisor. Përfituesit direkt të këtij studimi janë komuniteti shqiptar, organizatat e shoqërisë civile, vendimmarrësit lokalë, institucionet shtetërore në veçanti, sektori privat dhe media. Njëkohësisht, ky studim – i pari në llojin e tij – i shërben studiuesve dhe botës akademike në përgjithësi si dokument bazë për të avancuar kërkimin shkencor në fushën e ndikimit të HEC-eve në mjedis.

 

 

Spread the love