Projekti “Angazhimi i komunitetit ndaj qasjes së bazuar në ekosistem në Kune Vain, Lezhë”, mbështetur nga GIZ Shqipëri, do të kontribuojë në hartimin e një raporti studimor mbi performancën e ndërhyrjeve të EbA në komunitetet lokale në lagunën e Kune Vain.
Qasja e bazuar në ekosistem (EbA) në mjediset bregdetare po konsiderohet si një koncept i vlefshëm për të ndihmuar në adresimin e pasojave të ndryshimeve klimatike. Ai përfaqëson një sërë qasjesh adaptive të menaxhimit që përdorin biodiversitetin dhe habitatet natyrore si pjesë e një qasjeje të përgjithshme drejt ndihmës së biznesit dhe komuniteteve bregdetare që të përshtaten më mirë me efektet negative të ndryshimeve klimatike.
Propozimi ynë po kryen një raport studimi i cili do të jetë një mjet i dobishëm për të kuptuar dhe krijuar një panoramë të qartë sesi janë zbatuar Qasjet e bazuar në ekosistem (EbA) për t’iu përshtatur më mirë efekteve negative të ndryshimeve klimatike në këtë fushë.
Studimi kryesisht do të fokusohet në analizimin e këtyre tre komponentëve:
- Kapaciteti teknik dhe institucional për të adresuar rreziqet e ndryshimeve klimatike përmes EbA
- Rezistenca ndaj klimës përmes demonstrimit të praktikave më të mira dhe ndërhyrjeve konkrete të EbA dhe të tjera përshtatëse në sistemin e lagunës Kune Vain
- Ndërgjegjësimi dhe njohuritë mbi EbA-t efektive
Gjithashtu do të përfshijmë se si zbatimi i këtyre ndërhyrjeve të përshtatjes bregdetare ka synuar të rezultojë në rritjen e funksionimit ekologjik dhe qëndrueshmërisë klimatike dhe komuniteteve që e rrethojnë atë ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike.
Do të zhvillohet një rishikim mbi metodat dhe mjetet përkatëse për vlerësimin socio-ekonomik të ndërhyrjeve të qasjes. EbA mund të përmirësojë zhvillimin socio-ekonomik nëpërmjet gjenerimit të punësimit dhe mundësive alternative të jetesës. Përfitime të tilla janë të një rëndësie të veçantë për popullatat vulnerabël të cilëve u mungojnë strehimi dhe higjiena bazë dhe që kanë një aftësi të kufizuar për t’u zhvendosur ose për të hyrë në burime të ardhurash zëvendësuese.