U zhvillua sot në ambjentet e shkollës së mesme “Sami Frashëri” konkursi me video sensibilizuese dhe informuese për zhvillimin e njohurive mbi menaxhimin e mbetjeve urbane dhe ato të rrezikshme; si dhe një demonstrim i punimeve të nxënësve me materiale të riciklueshme. Aktiviteti u përmbyll me shpërndarjen e 3 çmimeve simbolike. Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese, në kuadër të projektit “Shkolla ime Riciklon”, një projekt ky i kontraktuar nga Bashkia Tiranë, është pjesë e projektit “Kryeqytetet bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme – Jerevan, Varshavë, Tiranë” dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.





+9