Projektit Mushkëri të Gjelbra për Qytetet Tona synon të krijojë një platformë alternative dhe gjithë-përfshirëse për monitorimin e cilësisë së ajrit, ndotjes nga zhurmat dhe vlerësimin e shërbimit që ofron ekosistemi i gjelbërimit urban.

Projekti do të adresojë në mënyrë indikative por edhe sasiore ndotjen e ajrit, nivelin e zhurmave në zonat urbane si edhe reduktimin e gjelbërimit urban. Raportet e ndryshme evidentojnë dhe lidhin ngushtësisht këto tre komponentë si kontribuesit kryesorë, të cilët përcaktojnë cilësinë e jetës dhe shëndetit publik në qytetet tona.

 

 

Spread the love