“Lëviz për mjedisin” aksion pastrimi në Sarandë Në fshatin Gjashtë të bashkisë Sarandë, Milieukontakt në bashkëpunim me Agjencia Joniane të Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI) dhe nxënës të shkollës “Shefqet Sulejmani”, në datë 9 nëntor organizuan një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane në territorin e fshatit. Drejtori, mësuesit dhe 35 nxënës të shkollës, pasi u njohën me objektivat e projektit, iu ofrua edhe nga një fletepalosje informuese me këshilla të vlefshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Pas procesit të pastrimit të fshatit Gjashtë u mbushën 100 thasë me mbetje urbane, kryesisht plastikë. Aksioni i pastrimit ishte mjaft i frytshëm, pasi jo vetëm përmirësojë gjendjen e mjedisit të fshatit Gjashtë, por njëkohësisht vlejti si eksperincë për nxënësit e shkollës, si dhe një shembull i mirë për komunitetin e zonës dhe atij përreth. Drejtori i shkollës, z. Halit Allkushi vlerësoi aksionin e pastrimit, duke kërkuar që aksione të tilla të kryhen edhe në të ardhmen. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projekti “Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Sarandë” mbështetur financiarisht nga Lëviz Albania. Zbatimi i projektit synon të përmirësojë e gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë.
Search
Categories
Recent Posts
Workshop Rajonal mbi Eficiencën e Energjisë: Bashkëpunim për Ndërtesa më të Gjelbra dhe Politika të Qëndrueshme në Shqipëri dhe Kosovë
Konkluzione nga konsultimet me grupet e interesit për çështjet dhe barrierat më të rëndësishme në sektorin e ndërtimit
Ndotja e ajrit në Shqipëri: Një kërcënim i heshtur për shëndetin dhe mjedisin
Ftese per oferte
Ftese per oferte Milieukontakt
Calendar
M | T | W | T | F | S | S |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | |||
5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |