Plani Vendor i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane (PVMMU),i cili mundëson orientimin strategjik të Bashkisë Shijak drejt një menaxhimi të integruar e të qëndrueshëm të mbetjeve.

Plani Vendor i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane (PVMMU) është një dokument udhëzues dhe planifikues, i cili mundëson zbatimin e politikës kombëtare dhe rajonale të mbetjeve në nivel vendor, pra, mundëson orientimin strategjik të Bashkisë Shijak drejt një menaxhimi të integruar e të qëndrueshëm të mbetjeve.

Qëllimi i këtij plani është të parashtrojë një përqasje të qartë të politikave të menaxhimit të mbetjeve në nivel vendor, duke tentuar drejt një harmonizimi sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës të interesave dhe qëndrimeve të përbashkëta midis aktorëve të ndryshëm të interesuar në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve.
PVMMU është më shumë i orientuar në veprime konkrete dhe të detajuara në lidhje me
sistemin e grumbullimit, trajtimit, riciklimit dhe impianteve respektive të trajtimit të mbetjeve.

 

Spread the love