Takimi i datës 1 Prill 2019, pranë Qendrës së Vizitorëve në Radhimë mblodhi së bashku përfaqësues të AdZM Vlorë, të cilët përveç angazhimeve të shumta në zonë, jetësojnë edhe aktivitetet e Qendrës së Vizitorëve Radhimë e Llogora, përfaqësues nga Projekti i UNDP për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare, organizatës Milieukontak dhe specialistë të fushave të ndryshme të mjedisit. Takimi në vetvehte kishte si qëllim njohjen me aktivitetet e deritanishme të qendrës, projektet e realizuar si dhe nevojat e mëtejshme, për një menaxhim sa më të mirë dhe qëndrueshmëri të Parkut Detar Karaburun Sazan.

Puna e përditshme, dinamike dhe plot procese për të rritur efikasitetin e qendrës, duke nxitur bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes qendrës së vizitorëve, institucioneve të ndryshme, shoqërisë civile dhe bizneseve në zonë për stafin e AdZM Vlorë, për vetë natyrën e punës kërkon mbështetje, pse jo edhe shtim të burimeve njerëzore. Ky është edhe qëllimi kryesor i projektit “Zbatimi i Planit Strategjik të Qendrës së Vizitorëve Rradhimë”, i cili po zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri, projekt i cili do të krijojë energji dhe bashkëpunime të reja mes shoqërisë civile në Vlorë dhe Parkut Detare e Bregdetare Karaburun Sazan.

Qendra e Vizitorëve të PKD K-S (Parkut Kombëtar Detar Karaburun Sazan) është pozicionuar në mënyrë strategjike, ku qendra mirëmenaxhon përdorimin e kontrolluar të aseteve natyrore, aksesohet lehtë nga turistët shqiptarë e të huaj, si dhe është afër vend-nisjes së anijeve për në desitinacionin turistik Sazan-Karaburun. Për të realizuar objektivat e ruajtjes dhe zhvillimit të parkut, qendra operon si pikë fokale komunitare për të gjitha palët e interesuara, për ruajtjen e parkut dhe shfrytëzimin e aseteve në mënyrë të qëndrueshme. Përmes zhvillimit të mëtejshëm dhe aplikimit të sygjerimeve të përfshira në dokumetat përkatës strategjikë, bëhen përpjekje të vazhdueshme për të integruar gjithë aktorët kryesorë në proceset e ruajtjes, menaxhimit dhe zhvillimit të zonës. Për të promovuar aktivitetet dhe resurset e parkut Projekti UNDP për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare përgatit në mënyrë periodike buletinin Informativ, i cili është pjesë integrale e zhvillimit dhe ruajtjes së Parkut.

Me gjithë punën e jashtëzakonshme dhe angazhimin e përditshëm të Administratës së Zonave të Mbrojtura në mbarëvajtjen dhe funksionimin efikas të Qendrës së Vizitorëve në Radhimë, takimi i frytshëm i prillit vuri edhe një herë në pah nevojën për shtimin e burimeve njerëzore, për arritjen me sukses të qëllimit dhe objektivave të qendrës; duke promovuar aktivitetet në zonën e mbrojtur dhe nxitur bashkëpunimin e sukesshëm e të vazhdueshëm mes aktorëve social-ekonomik-turistik, i cili do të sigurojë me tej zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm të burimeve natyrore, por edhe të qendrës së vizitorëve.

Përgjatë diskutimeve të takimit rezultoi gjithashtu se zhvillimet e shumta që ndodhin dita-ditës sipas kërkesave të aktorëve të ndryshëm, Qendra e Vizitorëve Radhimë funksionin e saj duhet ta drejtojë drejt një qendre multifunksionale, ku përveç informacionit që mund të merret, edhe mund të jepet një i tillë nga shoqëria civile apo aktorë të tjerë të interesuar. Përgjatë zbatimit të projektit “Zbatimi i Planit Strategjik të Qendrës së Vizitorëve Rradhimë, mundësuar nga UNDP dhe zbatuar nga Milieukontakt Shqipëri, pritet të ketë një bashkëpunim energjik, bashkërendim të aktivitetëve që do të zhvillohen nga shoqatat lokale përgjatë projektit, për përmbushjen e qëllimit dhe objektivave të Qendrës. Ky angazhim i shoqërisë civile do të shërbejë gjithashtu edhe për bashkëpunime të mëtjeshme, për sigurimimin e qëndrueshmërisë së vetë qendrës, model i cili mund të shërbejë edhe për simotrat e saj.

 

 

Spread the love