Bruksel, 29 mars 2023 – Dialogu politik i mbajtur në Parlamentin Evropian eksploroi lidhjen e varfërisë energjetike, gjinisë dhe shëndetit në Mesdhe. Valët e të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike e ka bërë edhe më emergjente ndikimin në shëndet të varfërisë energjetike gjatë stinës së verës. Partnerët e EmpowerMed, projekt i financuar nga BE që synon fuqizimin e grave për të ndërmarrë veprime ndaj varfërisë energjetike në Mesdhe, prezantuan rekomandimet kryesore të politikave se si të trajtohet varfëria energjitike gjatë verës së bashku me çështjet gjinore dhe shëndetësore.
Në zonat bregdetare të vendeve mesdhetare, sfida e varfërisë energjetike lidhet me valët e të nxehtit, banesat e papërshtatshme, punët e pasigurta dhe me kërkesën e lartë turistike për strehim. Prandaj, nevojitet një qasje ndërsektoriale për trajtimin e varfërisë energjetike, duke pranuar se nxitësit e varfërisë energjetike janë thellësisht strukturore – ato ndikohen nga “të ardhura të ulëta – efficence e dobët energjetike – shpenzime të larta”, që tradicionalisht konsiderohet se përcakton kontekstin për trajtimin e varfërisë energjetike.
Varfëria energjetike nuk do të thotë vetëm të vuash nga i ftohti, por edhe të durosh vapën. Varfëria energjetike gjatë verës prek në mënyrë disproporcionale grupet vulnerabël dhe ka shumë gjasa të rritet në të ardhmen, veçanërisht në zonat që i nënshtrohen efektit të ‘ishullit të nxehtësisë’ urbane. Kjo do të thotë që ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje varfërisë së energjisë gjatë verës, në zonat bregdetare.
Gratë dhe familjet me kryefamiljare gra janë të prekura në mënyrë disproporcionale nga varfëria energjetike. Megjithatë, gratë janë aktore vendimtare në trajtimin e varfërisë energjetike, prandaj angazhimi i tyre proaktiv kundër varfërisë energjetike është i një rëndësie të madhe. Ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin për aspektet gjinore dhe ndërsektoriale të varfërisë energjetike duke mbledhur të dhëna të ndara sipas gjinisë dhe duke krijuar tregues real dhe të matshëm të varfërisë energjetike.
Ndikimet në shëndetin e njerëzve: efektet shëndetësore të lidhura me varfërinë energjetike përfshijnë ankthin, stresin dhe depresionin, por edhe rritjen e problemeve fizike dhe rritjen e shkallës së vdekshmërisë. Nevojiten më shumë kërkime për lidhjen midis varfërisë energjitike dhe shëndetit.
Pas fuqizimit të më shumë se 4,000 familjeve të prekura nga varfëria energjitike, projekti është duke zhvilluar dialog politik me vendimmarrësit kombëtar dhe evropianë se si të koordinohen politikat dhe masat për të trajtuar varfërinë energjitike, përmirësimin e shëndetit të grupeve vulnerabël dhe mbështetjen e grave.
Për më shumë informacione:
“EmpowerMed” rekomandimet politike mund ti gjeni këtu:
Rekomandimet e projektit EmpowerMed për politika të drejta gjinore për të reduktuar varfërinë energjetike, me fokus në Direktivën e Energjisë së Rinovueshme dhe Direktivën e Efiçencës së Energjisë, mund ti gjeni këtu:
Raporti mbi situatat e familjeve të prekura nga varfëria energjetike pjesë në aktivitetet praktike pilot të projektit EmpowerMed në rajone të ndryshme në Mesdhe.
https://www.empowermed.eu/wp-content/uploads/2022/12/Empowermed-Cross-pilot-analysis-FINAL.pdf
Këtu mund të gjeni më shumë info mbi:
Ky projekt financohet nga Programi i Kërkimit dhe Inovacionit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian, kontrata Nr. 847052. Autorët janë përgjegjës të vetëm për përmbajtjen e këtij dokumenti. Nuk reflekton domosdoshmërisht mendimin e BE. As EASME dhe as Komisioni Evropian janë përgjegjës për informacionin e përdorur në të.