Një aktivitet ndërgjegjësues është realizuar në qytetin e Krujës nga organziata “Milieukontakt Shqipëri“. Aksioni i pastrimit pranë zonës së kalasë u realizua me pjesëmarrjen e 40 nxënësve të Shkollës 9-vjeçare Nr. 1, mësueseve të kësaj shkolle, përfaqësuesve nga bashkia, Klubit Ekologjik Krujë, etj. Aksioni ishte në kuadër të projektit “Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Krujës” mbështetur nga Leviz Albania. Organizata Milieukontakt, zbatuese e këtij projekti, me aksionin e pastrimit kishte për qëllim përmirësimin e gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë. Ndonëse zona është pastruar edhe më parë nga bashkia dhe firma e pastrimit, ajo sërish mbetet një vatër, ku përpos inerteve aty hidhen edhe mbetjet të tjera urbane. Për të zgjidhur përfundimisht problemin e hedhjes së pakontrolluar e të paligjshme, bashkia Krujë duhet domosdoshmërisht ta kthejë zonën në funksion të publikut, duke e kthyer atë në funksion të komunitetit. Projekti mbështetet nga LevizAlbania.

#LevizPërDemokracinëVendore #LevizPërMirëQeverisjenVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #NismaQytetare #InisiativaQytetare #Kruje #TeRinjteNeAksion

 

Spread the love