Qëllimi: Përmirësimi i gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit në 3 bashki dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit ku jetojnë.
Objektivat:
- Ngritja e kapaciteteve monitoruese të organizatave lokale dhe të aftësive të tyre lidhur me menaxhimin e mbetjeve
- Monitorimin e realizimit të cilësisë së shërbimit të pastrimit për 3 bashki bazuar në kushtet e kontratave.
- Ndërgjegjësimi dhe rritja e rolit aktiv të qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij.
Aktivitetet kryesore
1. Ngritja e një grupi pune për monitorimin e shërbimit.
2. Trajnim i organizatave partnere për monitorimin e shërbimit të pastrimit.
3. Pyetësor me banorët për perceptimin e publikut mbi shërbimin e pastrimit dhe evidentimi i zonave më problematike.
4. Analizimi i të dhënave të gjeneruara nga monitorimi dhe pyetësorët.
5. Hartimi i një raporti me rezultatet e monitorimit dhe perceptimi i publikut mbi shërbimin e pastrimit.
6. Takime me sektorët përgjegjës të bashkive për menaxhimin e mbetjeve urbane për t’i prezantuar gjetjet e raportit (3 takime)
7. Aktivitete pastrimi me nxënësit e shkollave (3 aktivitete).
8. Vizibiliteti dhe promovimi i projektit – Hapja e një faqe FB për denoncimin e hotspoteve nga komuniteti tek autoritetet vendore.
Projekti mbështetet financiarisht nga Leviz Albania