Studimi është përqendruar më së shumti në një vlerësim të detajuar, lidhur me zonat dhe dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në tre vitet e fundit (2014 – 2017), me fokus të veçantë tek përmbytjet.
Milieukontakt së bashku me një grup ekspertësh dhe teknicienë, njohës të mirë të kësaj fushe dhe me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile kanë përgatitur një dokument strategjik mbi dëmet nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri. Ky dokument synon të ndihmojë institucionet dhe aktorët e interesuar të vlerësojnë gjendjen dhe të nxjerrin në pah nevojën për përmirësimin e saj.
Objektiv i përgjithshëm i studimit është kontributi në forcimin e rolit të shoqërisë civile për monitorimin, menaxhimin e vlerësimin e riskut të fatkeqësive natyrore në Shqipëri. Specifikisht, nëpërmjet këtij studimi jepen dëmet në infrastrukturë, niveli i riskut të shtuar ndaj komunitetit, pronës dhe kafshëve dhe hartëzimi i zonave të prekura; si një ndihmë në dobi të punës së institucioneve, komuniteteve të prekura dhe publikut të gjerë. Studimi është përqendruar më së shumti në një vlerësim të detajuar, lidhur me zonat dhe dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në tre vitet e fundit (2014 – 2017), me fokus të veçantë tek përmbytjet.
Shtator 2018