Fokusi dhe temat

Si shtet kandidat per anëtar në BE, Shqipëria është e përkushtuar të dekarbonizojë ekonominë e saj, të përmirësojë performancën mjedisore të furnizimit të saj me energji, duke rritur efikasitetin e energjisë dhe duke shfrytëzuar potencialin e energjisë së rinovueshme.

Për të mbështetur këtë zhvillim, projekti synon të ndërtojë komunitete energjetike të drejta për gjininë dhe shoqërinë Shqiptare, duke punuar me:

  • Gratë sipërmarrëse në zonat rurale
  • Njerëzit që jetojnë në varfëri energjetike dhe familjet në situatë të cenueshme
  • Të rinjtë
  • Vendimmarrësit politikë

Nëpërmjet komuniteteve energjetike, sipërmarrësit dhe anëtarët e familjeve do të përfitojnë furnizim më te favorshëm me energji duke reduktuar varësine nga energjia. Familjet me të ardhura të ulëta dhe në varfëri energjitike do të përballojnë faturën e energjisë. Të rinjtë do të mësojnë për demokracinë energjetike, potencialin e energjisë së rinovueshme dhe konceptin e komuniteteve energjetike.

Çfarë do të bëjmë

Projekti synon së pari t’u mundësojë grave sipërmarrëse, familjeve me të ardhura të ulëta dhe të rinjve të njohin mundësitë dhe potencialin e vetë-prodhimit të energjisë dhe komuniteteve të energjisë. Përveç kësaj, projekti do të forcojë njohuritë aplikative dhe do të ofrojë udhëzime për autoritetet vendore dhe politikëbërësit për të inicuar korniza ligjore dhe programe për zhvillimin e komuniteteve energjetike. Projekti synon të promovojë bashkëpunimin, shkëmbimin e ndërsjellë dhe mbështetjen ndërmjet aktorëve lokalë, politikëbërësve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm të energjisë.

Detyrat

  • Analiza gjinore në sektorin e energjisë dhe analiza e potencialit të komuniteteve energjetike
  • Analiza e kuadrit ligjor dhe zbatimi praktik i kooperativave energjetike
  • Ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe rrjetëzimi
  • Planifikimi për komunitete energjie të përgjegjshme gjinore në Shqipëri
  • Promovimi i zgjidhjeve politike për komunitetet energjetike të përgjegjshme gjinore

Zbatues: WECF dhe Milieukontakt Albania

Shtrirja kohore: Dhketor 2023 – Nentor 2025

Për më shumë info: https://www.dbu.de/projektdatenbank/38996-01/

 

Spread the love