Milieukontakt si pjesë e grupimit ECIM ka zbatuar projektin me fokus menaxhimin e mbetjeve urbane, projekt i cili u realizua përgjatë periudhës 15 mars-30 tetor 2018, në kuadër të projektit “Informim-Komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm, me fokus të veçantë mbi menaxhimin e mbetjeve urbane” mbështetur nga REC Shqipëri dhe financuar nga Ambasada Suedeze,
Përgjatë zbatimit të tij Milieukontakt ka evidentuar 35 pika të hedhjeve ilegale në zonat periferike të qytetit të Tiranës. Pasi janë evidentuar këto pika, ata janë monitoruar në mënyrë permanente si dhe janë hedhur online në aplikacionin TrashOut.
Për monitorimeve të kryera organizata Miliukontakt ka përcjellë informacionin pranë inspektorëve të Sektorit të monitorimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Tiranës dhe Administratorët e Njësive Administrative. Gjithë informacioni fotografik dhe ai shpjegues është paraqitur gjithashtu në tryezat e disktumit të organizuara në Dajt dhe Yzberisht. Për të ndërgjegjësuar dhe infromuar mbi gjendjen e hedhjeve ilegale në këto dy zona përiferike të Tiranës është realziuar edhe reportazhi “Kur periferia zaptohet nga inertet”. Reportazhi është ndarë në mediat sociale dhe paraqitur në televizionit Report TV.
Përgjatë datës 5 qershor nxënësit e apasionuar pas mjedisit shkollës së mesme “Sami Frashëri” realizuan ekspozitën “Një foto flet, por a sjell ndryshim” me foto rreth vendhedhjeve në mënyrë ilegale të mbetjeve urbane në zona të ndryshme të Tiranës.
Pjesë e ndërgjegjësimit ka qenë edhe vizita me gjimnazistët e shkollës “Sami Frashëri” përgjatë javës Mobility Week, ku përveç promovimit të mënyrave alternative të lëvizshmërisë ata kanë inspektuar nga afër zonën pranë teleferikut, pranë përroit të Linzës.
Përgjatë projektit janë monitoruar edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ka rezultuar se gjithë çështjet e trajtuara nuk kanë qenë për mjedsin. Nga eksperti financiar i organanizatës është realizuar gjithashtu një analizë e detajuar financiare për buxhetin e mbetjeve për vitin 2017-2018.
Produkt vizibiliteti për gjithë punën e realzuar nga grupimi ECIM ishte edhe kalendari mjedisor. Përgjatë gjithë kohës së realizimit të projektit eksperti i komunikimit dhe menaxhimit pranë oraganziatës ka realizuar artikuj të ndryshëm, jo vetëm në fushën e mjdisit, por edhe në fusha të tjera jetësore mjaft të rëndësishme.