Më datë 6 Tetor, Milieukontakt Shqipëri në bashkëpunim me Organizatën CESVI realizuan aktivitete pastrimi në dy lagje të Përmetit. “Lagjia e re” u pastrua nga nxënesit e shkollës 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” dhe lagja “Mejden” nga nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” Në këtë aktivitet u angazhuan vullnetarisht 2 mësues, 50 nxënës, si dhe përfaqësues nga bashkia. Vlen të përmendet dhe të përgëzohet angazhimi maksimal i të gjithë nxënësve dhe mësuesve pjesëmarrës, të cilët realizuan me sukses qëllimin tonë të përbashkët; pastrimin e lagjeve, përmirësimin e gjendjes aktuale të shërbimit të pastrimit si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të Përmetit. Iniciativa e ndërmarrë nga nxënësit për të pastruar lagjet e Përmetit u përgëzua dhe vlerësua nga banorët e zonave që u pastruan, atyre përreth si dhe nga kalimtarët. Në fund të aktivitetit bashkia me mjetet e saj bëri të mundur largimin e mbeturinave të grumbulluara. Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit që Milieukontakt po zhvillon në Bashkinë Përmet për monitorimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve i mbështetur nga Lëviz Albania.

 

 

Spread the love