RIVERCLEAN do të kontribuojë në krijimin e një rrjeti kombëtar për reduktimin e mbetjeve detare përmes angazhimit të qytetarëve dhe bizneseve në parandalimin, monitorimin dhe valorizimin e mbeturinave detare.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i lumenjve pa plastikë, duke synuar veçanërisht basenet e lumit Ishem dhe Vjosë, si dhe detin Adriatik, duke forcuar pjesëmarrjen e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) në veprime konkrete që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.
Objektivat specifike:
- Të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet OSHC-ve, autoriteteve lokale dhe qendrore në proceset e vendimmarrjes dhe politikave.
- Të angazhohen organizatat e shoqërisë civile në veprime konkrete për monitorimin, parandalimin dhe minimizimin e mbetjeve plastike përmes ngritjes së kapaciteteve dhe financimit.
- Të informohen qytetarët dhe në veçanti të rinjtë për reduktimin e plastikës përmes angazhimit në veprime konkrete për reduktimin e mbetjeve, ekonominë qarkulluse për valorizimin e plastikës.
Zbatuar nga:
Milieukontakt Shqipëri
Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit
Periudha e zbatimit:
1 Janar 2025 – 30 Qershor 2027
Financuar nga: Bashkimi Europian