Ngritja e pesë Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme në Bashkinë Përmet

Ky projekt synon të përgatisë kushtet për ngritjen e pesë Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme (REC) në bashkinë e Përmetit me synim parësor gjenerimin e energjisë diellore për të ulur kostot aktuale të energjisë elektrike për funksionimin e pompave të ujitjes me madhësi mesatare.

Stacionet e pompimit janë në fshatrat Piskovë, Pacomit, Kutal-Bodar, Qilarisht dhe Kaludh. Prej disa vitesh, këto stacione pompojnë ujë sipërfaqësor nga lumi Vjosa me një kapacitet rreth 40-80 litra/sekondë. Pompat janë dy llojesh:

(i) pompimin e drejtpërdrejtë të ujit nga lumi Vjosa në tokën e fermerëve dhe

(ii) pompimi i ujit nga lumi Vjosa në rezervuar dhe ujitja bazohet në rrjedhën e lirë.

Në kuadrin të projekti (SEMP) në Shqipëri, do të kryhet një studim fizibiliteti që do të shërbejë për të zgjuar interesin e donatoreve dhe institucioneve financiare për të përmirësuar dhe modernizuar sistemin e ujitjes duke përdorur energjinë e rinovueshme nga panelet Fotovoltaike. Padyshim investime të tilla do të ndihmojnë fermerët që së bashku me bashkinë të kthehen në prodhues dhe konsumues të energjise, si dhe do të ndihmojnë bashkinë që të rrisë investimet në sektorë të tjerë.

 

Skills

Posted on

16/02/2024