Të RInjtë për Ndryshimet KLIMAtike (RIKLIMA)

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Projekti “Të RInjtë për Ndryshimet KLIMAtike (RIKLIMA)” synon nxitjen e një ndryshimi transformues në qëndrimet dhe sjelljet e të rinjve mbi ndryshimet klimatike, si edhe fuqizimin e tyre përmes promovimit të praktikave miqësore me mjedisin.

Përmes një cikli leksionesh, vizitave në terren, fushatave ndërgjegjësuese online dhe dialogut me institucionet vendore dhe ekspertë të fushës, projekti do informojë të rinjtë mbi ndryshimet klimatike, veprimet që ata mund të ndërmarrin dhe fuqizimin e tyre si aktorë aktivë për një komunitete më të sigurta dhe një cilësi më të mirë jetese.

AKTIVITETET

Akademia RIKLIMA – Cikël leksionesh për të rinjtë në lidhje me Ndryshimet Klimatike: sfidat dhe përballja do të mundësojë ngritje kapacitetesh në lidhje me ekonominë qarkulluese, energjinë, transportin e qëndrueshëm, mbetjet, cilësinë e ajrit, erozionin, ndikimin tek gjinia, etj

Vizita në terren dhe vlerësimi i fakteve, mbledhja e të dhënave dhe gjetja e zgjidhjeve / masa të ndërhyrjes në dy lagje të përzgjedhura do të shërbejë dhe si një mjet për aktivizimin e komunitetit në dialogimin për Klimën.

Fushata në median sociale “Heroi i Klimës”. Projekti do të synojë mbi 80 të rinj të bëhen pjesë e kësaj fushate mediatike.

Dialogu dhe advokimi i të rinjve me bashkinë për më shumë buxhet / projekte me zgjidhje mjedisore.

 

 

Skills

Posted on

02/10/2024