Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në zonën e Mirditës nëpërmjet promovimit të trashëgimisë kulturore
Ky projekt do të zhvillojë mundësitë socio-ekonomike dhe kulturore lokale si një mjet për rigjallërimin e komuniteteve dhe zhvillimin ekonomik lokal. Aktivitetet në këtë projekt do të promovojnë kulturën, traditat dhe vlerat natyrore të këtij vendi, të cilat do të bëhen të aksesueshme për publikun dhe turistët dhe mbi të gjitha duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik.
Kohëzgjatja e këtij projekti është 12 muaj dhe përfituesit kanë të bëjnë me rritjen e aktiviteteve dhe rinisë, turizmit, kulturës dhe edukimit të 100 grave në aftësitë tradicionale.
Vlerësimi i rezultateve dhe arritjeve të projektit kanë për qëllim prezantimin e rolit të trashëgimisë kulturore para publikut si një shtytës i zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik, gjithashtu për të perfshire autoritetet publike, modele gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme gjinore si dhe për të forcuar kapacitetet profesionale të individëve, grupeve lokale që punojnë për trashëgiminë kulturore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin.
Për sa i përket grupit të synuar do të jenë rreth 100 të rinj nga Mirdita, 20 biznese të mesme dhe të vogla, organizata të shoqërisë civile, 10 praktikues individualë të vendeve kulturore, vizitorë vendas dhe të huaj dhe autoritete publike në nivel vendor dhe kombëtar.
Forcimi i kapaciteteve profesionale të individëve dhe grupeve vendase që punojnë për trashëgiminë kulturore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin kontribuon në mirëqenien ekonomike.
Periudha e zbatimit Mars 2023 –Mars 2024
Ky projekt mbështetet nga programi EU4Culture, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Milieukontakt Shqipëri dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe/ose UNOPS-it.
Pas përfundimit të këtij projekti, disa nga rezultatet, gjetjet dhe përfituesit janë:
- Të paktën 15 të reja filluan të prodhojnë punime me dorë duke përdorur simbole tradicionale;
- 35 pjesëmarrës morën pjesë në takimin midis aktorëve kryesor të projektit (13 ishin gra);
- 1 shabllon i planit të biznesit të përgatitur;
- 1 studim hartografik që identifikon vlerat, problemet dhe potencialin e zhvillimit në Mirditë;
- 4 module të përgatitura për çdo kurs profesional (shërbim turistik, qëndisje, pirografi, guidë natyre);
- Të paktën 164 nga angazhimi i komunitetit/përfituesve të drejtpërdrejtë;
- Stafi i bashkisë i përfshirë dhe i konsultuar gjatë zbatimit të projektit;
- 4 shtigje natyrore të pastruara;
- 4 shtigje natyrore të shënjuara;
- 4 tabela informative të instaluara në 4 shtigje;
- 109 gra dhe të rinj marrin pjesë në kurset profesionale 5 ditore (61 gra);
- 23 ndërmarrje të vogla dhe potenciale u trajnuan se si të zhvillojnë biznesin e tyre të vogël duke marrë parasysh turizmin e qëndrueshëm (17 gra);
- 1 video promovuese e zonës dhe projektit;
- Organizimi i panairit për promovimin e artizaneve dhe biznesit lokal të zonës;
- Promovimi i punimeve të artizaneve në media sociale.