Përdorimi në rritje i skuterave elektrikë dhe transporti publik po transformon mënyrën se si ne lëvizim në qendrat urbane. Ecja, çiklizmi dhe transporti publik mbeten mënyra më e mirë për të përmirësuar lëvizshmërinë e qëndrueshme në qytete, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) botuar në shkurt të vitit 2020.

Transporti publik, ecja dhe çiklizmi për udhëtime të shkurtra brenda qytetit ofrojnë përfitimet më të mëdha për shëndetin e njeriut dhe mjedisin në zonat urbane. Përdorimi i skemave të ndarjes së automjeteve të bazuara në aplikacione gjithashtu mund të ketë përfitime. Raporti i EEA-së tregon për studime të cilat ndikojnë pozitivisht në mjedis. Skemat e ndarjes së e-skuterit (skuter elektrik) duket se tërheq përdoruesit më shumë se ecja ose përdorimi i transportit publik. Ndërsa përdorimi i e-skuterëve të përbashkët gjeneron pak ndikime të drejtpërdrejta mjedisore. Studimet tregojnë se aplikacionet si Uber ose Lyft (aplikacion që planifikon/ndan makinën ndërmjet dy ose më shumë pasagjerëve) bëjnë pak për të zvogëluar emetimet dhe në të vërtetë i largojnë njerëzit nga transporti publik.

Sektori i transportit vazhdon të mbështetet shumë në karburantet fosile dhe është përgjegjës për një të katërtën e emetimeve të gazrave serë në Evropë. Ky sektor është gjithashtu një burim i rëndësishëm i ndotjes së ajrit, veçanërisht të grimcave (PM) dhe dioksidit të azotit (NO2), si dhe burimi kryesor i zhurmës mjedisore në Evropë. Emetimet e transportit për vitin 2018 ishin 29% më të larta sesa në vitin 1990. Sipas propozimit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, emetimet e transportit duhet të ulen me 90% deri në vitin 2050, për të arritur neutralitetin e klimës në BE.

Emetimet nga automjetet: në vitin 2018, emetimet mesatare të dioksidit të karbonit (CO2) të makinave të reja të pasagjerëve u rritën për të dytin vit radhazi, duke arritur në 120.4 g CO2 për kilometër. Makinat me benzinë po i kapërcejnë shitjen e atyre me naftë, por konsumi i përgjithshëm i karburantit dizel vazhdon të rritet. Emetimet mesatare të CO2 të furgonëve të rinj filluan të ndjekin një prirje të ngjashme rritëse në 2018.

Emetimet nga aviacioni: gazrat serë nga aviacioni u rritën më shpejt se nga çdo mënyrë tjetër transporti – me një mesatare prej mbi 3% çdo vit që nga viti 2013. Emetimet e gazit serë nga transporti ndërkombëtar u rritën me 5% përgjatë dy viteve (2015-2017).

Energjia e rinovueshme e përdorur për transport në BE u rrit nga 7.4% në 2017 në 8.1% në 2018. Kjo është shumë më poshtë se objektivi i BE-së prej 10% i caktuar për vitin 2020.Ndotja akustike: Më shumë se 27% e qytetarëve evropianë janë të ekspozuar ndaj niveleve të zhurmës së transportit prej 55 decibel (dB) ose më të lartë, përfshirë 15-20% vetëm nga zhurma e trafikut rrugor.

Spread the love