Higjiena menstruale është një çështje delikate, për të cilën, ndonëse është një proces biologjik, shihet ende si tabu, duke mos folur për problematikat e ndryshme që mund të sjellë ky proces, si: në menaxhimin e higjienës, produkteve që mund të përdoren apo mbështetja psiko-emocionale-edukuese që iu nevojitet vajzave dhe grave përgjatë ciklit menstrual. Milieukontakt, në kuadër të projektit “WatSanPlan” të cilin e zbaton bashkërisht me partnerët WECF, JHR, Aquademica, WiD, Environmental ambassador for sustainable development, me mbështetjen financiare të Ministria Federale Gjermane e Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore për të promovuar datën 28 maj dhe ndërgjegjësuar gjininë femërore shkoi në qytetin e Lezhës. Me nxënëse vajza të ciklit 9-vjeçar shkëmbyem informacionin rreth: çfarë është higjiena menstruale, kujdesi personale dhe ai komunitar që duhet të kenë vajzat/gratë përgjatë ciklit të tyre menstrual, produktet ekologjike që mund të përdoren për një shëndet më të mirë dhe mjedis të pastër; nismat që mund të ndërmarrin nxënësit dhe mësuesit për të siguruar higjienën e mirë menstruale. Përgjatë diskutimeve të zhvilluara me vajzat, kuptuam se ende koncepti mbetet tabu, si në familje, shoqëri ashtu dhe shkollë. Do nënvizuar gjithashtu fakti se në shkolla rurale ka mungesa të furnizimit me ujë apo edhe raste  ku tauletet janë jashtë mjediseve të shkollave dhe të përbashkët për të dyja gjinitë.

Spread the love