Ndotja në ditët e sotme është një cështjet me ndjeshmëri globale. Ekonomitë e zhvilluara kanë prioritet intesifikimin e rritjes së zhvillimit duke shfrytëzuar mjedisin dhe resurset e tij për rrjedhojë kjo disbalancë provon uljen ekonomike në terma afatgjatë. Shqipëria është në rrezik të lartë për tu privuar nga burimet e saj bujqësore dhe e prirur ndaj ndotjes dhe kontaminimit të pakthyeshëm. Në krye të proçesit autoritetet kombëtare dhe ato lokale kanë dështuar të monitorojnë, gjurmimin dhe zhdukjen e ndotjes në Ajër, Tokë dhe Ujë. Një neglizhencë e tillë rrit numrin e komuniteteve dhe banorëve që janë të ekspozuar nga tipologji të ndryshme të ndotjes dhe duke reduktuar gjëndjen e përgjithshme të shëndetit publik dhe zhvillimit bujqësor.

Në kuadër të programit Green_AL dhe projektit “Ajër i pastër, jetë e shëndetshme” i cili financohet nga Sida: Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN Instituti per Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania – Volontariato Internazionale per lo Sviluppo, COSV – Coordinamento delle Organizzazioni del Servizio Volontario, CISP Comitato Internazionale per lo Sviluppo dei Popoli, u zhvillua datë 20 prill Forumi Kombëtar i Ndotjes për Ajrin, Ujin, Tokën.

Në këtë forum pati pjesëmarrje proaktive dhe nxiti të gjtiha OJFtë pjesëmarrëse për të përfaqësuar sa më mirë komunitetin, zonat e prekura nga Ndotja e Ajrit, Ujit dhe Tokës në Shqipëri.

Forumi filloi me një fjalim përshëndetës nga znj. Valbona Mazreku, Drejtore Ekzekutive e Milieukontakt e cila theksoi se ndikimi i ndotjes në shëndet ka nevojë për një mbulim më të fokusuar nga aktorët që monitorojnë komponentin e shëndetit publik. Tashmë jemi në dijeni se sa problematike është ndotja e ajrit në vendin tonë dhe mungesa e monitorimit nga ana e insitucioneve shtetërore, sjell nevojën e monitorimit me mënyra alternative nga OSHC-të. Më pas fjala ju dha Shkëlqesisë së saj Znj.Ambasadores Elsa Hastad, ambasadore e Ambasadës Suedeze ku rikujtoi dhe përforcoi gjatë forumit se Suedia jep mbështjen e saj përmes Programeve rajonale për ndotjen e ajrit, mbështjeta në të drejtën njerëzore dhe shëndetin publik, mbetjet dhe qëndrueshmëria. Më pas znj.Anila Gjika, Zv Drejtuese e Co PLAN vuri theksin tek ndotja në të gjitha format e saj të ndikimit dhe roli që kanë OSHC-të. Nevoja për procese vendimmarrëse dhe gjithëpërfshirëse me këtë fokus, ka rëndësi të madhe për realizimin e këtij qëllimi. Projekti ofron mundësinë të rritemi së bashku dhe të ngrejmë zërin për çështjet mjedisore.

Në panelin e ndotjes së ajrit u ftuan panelistët e tjerë ku si fillim Z.Rodion Gjoka, menaxher i programit GREEN AL dhe themelues i platformës Greenlungs prezantoi projektin e Green Lungs dhe rëndësinë e tij se si monitorohet cilësia e ajrit por duhet pasur vëmëndja e të gjithë aktorëve në vend për një kujdes më të madh. U vazhdua me përfshirjen e MilieuKontakt në zbatimin e projektit që pati si synim monitorimin e cilësisë së ajrit në 5 bashki të vendit, për 4 parametra Pm2.5, PM10, CO2, NO2. Znj.Albana Joxhe, menaxhere projektesh pranë Milieukontakt paraqiti shkurtimisht gjetjet dhe rezultatet nga monitorimi. Ajo i vuri rëndësi punës që po bëhet me advokimin me vendimmarrësit, institucionet shtetërore për dokumentin e politikave, rekomandimet dhe draft planet e veprimit planet zhvillimore.

Diskutimi vijoi me panelistë të tjerë, ndër to ishte dhe Znj. Dibra, pedagoge pranë Universitetit të Shkodrës. Ajo foli për transferimin e ndotjes, ku ndotja si koncept dhe si proces nuk njeh dhe nuk ka kufinj të përcaktuar. Ajo prek në hapësirë dhe kohë të ndryshme dhe afekton sipërfaqe të ndryshme, duke u bërë kështu një shqetësim që duhet ta kenë parasysh të gjithë. Planeti yne vijon të mbishfrytëzohet, vijon të ketë ndotje të konsiderueshme, e cila me pas do të na afektoje gjithsesi në shëndetin human.

Pjesa më e madhe e ndotjeve ujore vjen nga toka, dmth të dy këto elementë janë në shërbim të njëri-tjetrit, ndotja e njërit automatikisht ka ndikuar tëk tjetri. Znj. Entela Pinguli, drejtoreshë ekzekutive e Eco-Partners prezantoi projektin e zbatuar nga Eco Partners në zonën Patos-Marinzës. Në projektin e zbatuar janë vlerësuar të tre komponentët (ajër-tokë-ujë), për faktin se procesi është i tillë që afekton të tre këto elementë dhe rrjedhimisht edhe shëndetin publik të zonës. Ajo theksoi se decentralizimi i pushtetit, në disa raste, është i pamundur në kontekstin praktik si pasojë e vulnerabilitetit të lartë.

Sesioni i dytë filloi me fjalën për z. Bare, përfaqësues i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili i vuri theksin tek besueshmëria, problem që ajo mbart nëse nuk është e tillë. Cilësia e ajërit urban (Tiranë) – njohja e publikut me këtë problematikë. Korelacion i lartë mes vdekshmërisë dhe cilësisë së ajrit (OBSH). Ulja e standartit të PM 2.5. Faktori i shiut ul vlerat. Transporti mbetet ndër ndotësit kryesorë në Tiranë. Plani kombëtar për cilësinë e ajrit dhe zbatimi i tij në nivel vendor. Mungesa e informacionit. Pasi ju dha fjala znj. Klodiana Marika nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  ajo tha se kjo ministri ka kapacitete të ulta. Po ashtu edhe decentralizimi i cili është një detyrim i nivelit vendor për çështjet e monitorimit. Procesi është shumë sfidues  larmishmëria e aktorëve publik dhe privat. Mungesa e të dhënave, për këtë ka të certifikuara vetëm në nivel global. Zona urbane dhe statistika globale për grupet vulnerabël ndaj ndotjeve. Sëmundjet polmonare, kontaminimi i ujit të pijshëm. Masat janë të nevojshme për uljen e vdekshmërisë.

Përfaqësues i OSCE z. Qëndro tregoi se po punohet për hartimin e disa moduleve duke parë çdo hallkë të zinxhirit në proces. Ajo që vlen të përmendet është edhe niveli i ulët i bashkëpunimit mes institucioneve në drejtim të sfidave që paraqet krimi mjedisor. Z. Pacara përfaqësues i Delegacionmit të BE në Shqipëri përmendi marrëveshjen e gjlbër europiane, e cila është përshtatur për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmendet kapitulli 27 për mjedisin, i cili ka mbi 75 direktiva dhe rregullore. Shqipëria ka një sfidë shumë të madhe përpara, shtoi z. Pacara. Rasti i menaxhimit të integruar të mbetjeve. U shtua se BE ka investuar shuma të mëdha në fushën e mjedisit, kryesisht në trajtimin e ujrave të ndotura / si grante nga BE. Është ndihmuar dhe asistuar në përafrimin e legjislacionit mjedisor të BE-së me Shqipërisë. Dhe në fund të sesionit fjala ju dha z. Rezart Kapedani, nga projekti SANE 27 ku shpjegoi se si projekti ndihmon Ministrinë e Mjedisit si insitucioni kryesor në vend, për sa i përket çështjes së mjedisit. Problematika e 3 që BE po rishikon, është direktiva kuadër e cilësisë së ajrit, EPRT, shkarkimet etj.

Sesioni i tretë dhe i fundit ishte me panelistë nga Media të ndryshme nga TV Scan, Citizen Channel, dhe BIRN. Panelistët thanë se detyra e tyre është të ngrenë zërin dhe qasja ndaj mjedisit ka qenë raportimi bashkë me komunitetet të cilat rezistojnë në problematika mjedisore. Ajo që mungon, është mungesa e reagimit institucionalë, mos mbajtja e përgjegjësisë. Në se një cështje trajtohet nga disa kanale televizive sukseshmëria është më e lartë. Bashkëpunimi i medias me komunitetitn dhe OSHC-të është mjaft i sukseshëm në krijmin e rezistencës.

Në fund të gjithë të pranishmve ju komunikua dhe u ftuan ti bashkohen thirrjes publike përmes deklaratës së përbashkët që kërkon ti japë fund neglizhencës së qëllimshme të gjurmimit, parandalimit dhe menaxhimit të ndotjes në Republikën e Shqipërisë!

Spread the love