Vjosa Explorer në partneritet me Milieukontakt Shqipëri ka nisur zbatimin e projektit “Të rinjtë në Shëngjergj si guida natyrore”. Projekti zbatohet në kuadër të nismës WWB4YES – Western Balkan Civil Society Organizations for Youth Employment Support, koordinuar nga Belgrade Open School, me mbështetjen financiare të European Union.

Synimi i projektit është përgatitja e të rinjëve të Shëngjergjit si guida natyrore. Duke i trajnuar të rinjtë, ata do të aftësohen për të qenë guida natyrore si dhe për të hyrë e konkuruar në tregun e punës. Duke përmirësuar infrastrukturën turistike në zonë, përgjatë projektit këtyre të rinjëve do i’u mundësohen praktikat dhe politikat evropiane në mbrojtjen e natyrës. Përgjatë zbatimit të projektit të rinjtë do të krijojnë eksperiencat personale, e më pas këto eksperienca do t’ua ofrojnë turistëve të ndryshëm, duke shërbyer kështu si guida natyrore pranë zonës ku jetojnë.

Projekti do të zbatohet përgjatë një periudhe 10 mujore në Njësinë Adminsitrative të Shëngjergjit, ku rezultatet kryesore të tij do të jenë: trajnime për të rinjtë në zonë; shkëmbim eksperiencash, ku të rinjë nga Përmeti do të ofrojnë eksperiencat e tyre të suksesshme si guida në qytetin e tyre; krijimi i tre shtigjeve në zonën e Shëngjergjit; krijimi i një harte fizike, e cila mund të vendoset sapo fillon Njësia Administrative Shëngjergj; krijimi i hartës dixhitale të shtigjeve, më të dhënat e nevojshme për shtigjet e realizuar nga të rinjtë e zonës. Harta dixhitale do të jenë të publikuara online. Promovimi i zonës dhe aktiviteteve të projektit do të ndahet në mënyrë permanente në faqet sociale.

 

 

Spread the love