“Mjedis i pastër, shëndet dhe edukim cilësor në shkollat e Paskuqanit”, zbatohet në kuadër të programit ReLOaD2 dhe bashkëfinancohet nga Bashkia Kamëz. Përfituesit në këtë projekt janë Njësia Administrative Paskuqan, shkolla e mesme “Gramoz Palushi” dhe shkolla 9-vjeçare “Jashar Hoxha”. Aktivitetet e projektit do të zhvillohen pranë mjediseve të shkollave, në liqenin e Paskuqanit dhe zonat pranë bregut të lumit të Tiranës. Projekti synon informimin, edukimin dhe angazhimin e nxënësve për rëndësinë e një mjedisi të pastër, që garanton një cilësi të mirë jete dhe brenda standardeve, duke bashkëpunuar me Nj.A Paskuqan dhe bashkinë Kamëz.
Sektori: edukim, mjedis, shëndet
Periudha e zbatimit: 1 prill-30 nëntor 2022.
Mbështetur nga: Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE), zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).