Ajër i pastër, jetë e shëndetshme

 

Projekti synon krijimin e një rrjeti kombëtar OJF-ve për të adresuar problematikat që lidhen me cilësinë e ajrit, përmes aksesit dhe transparencës në informacion dhe advokimit për forcimin e kuadrit rregullator në sektorin e ajrit.
Ndotja e ajrit në vëndin tonë është një problematik të cilës i duhet dhënë vëmëndja e duhur nga institucionet përgjegjëse dhe të merren masa emergjente. Pikërisht këtë synon edhe projekti ynë të krijojë rrjetin kombëtar të OJF-ve për të adresuar problematikat që lidhen me cilësinë e ajit, përmes monitorimit alternativ, analizimit dhe advokimit, si dhe për të vleftësuar të drejtën për informacion mbi procesin e vendimmarrjes që ndikon në cilësinë e ajrit.

Objektivat specifik:

  • Të rishikohen dhe të jepen rekomandime mbi dokumentat lokal dhe politikat kombëtare lidhur me cilësinë e ajrit dhe ndikimin në shëndet.
  • Rritja e kapaciteteve monitoruese dhe advokuese të organizatave partnere të rrjetit mbi cilësinë e ajrit urban dhe përfshirjen e komunitetit.
  • Rritje e vetëdijes të publikut për një cilësi më të mirë jete në komunitetet tona përmes fushatave ndërgjegjësuese.

Rezultatet e pritshme:

  • Rrjeti i OJF-ve marrin pjesë dhe kontribojnë në përmirësimin e kuadrit rregullator në nivel vendor dhe kombëtar për një cilësi më të mirë ajri dhe brenda standarteve të vendosura nga legjislacioni në fuqi.
  • Rrjeti funksional i OJF-ve mjedisore mbi cilësinë e ajrit aktiv dhe pas mbarimit të projektit.
  • Përditësim njohurish e informacioni për grupe të ekspertëve/politikbërësve/vendimmarrësve/mediave /OJF-ve dhe qytetarëve, në fusha të ndryshme multidisiplinare (industri, transport, shëndetësi) lidhur me cilësinë e ajrit.
  • Monitorimi alternativ i 4 parametrave (PM5, PM10, CO2, NO2) për cilësinë e ajrit në 5 bashki kryesore dhe përditësimi i platformës www.greenlungs.al.

Periudha e zbatimit: Maj 2022 – Qershor 2023

“Projekti zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo”.

Skills

Posted on

06/06/2022

Submit a Comment

Your email address will not be published.