Mbështetje në nivele të ndryshme për përmirësimin e efficences së energjisë në ndërtesat në Kosovë dhe Shqipëri- RenovAID

RenovAID adreson çështjen e përmirësimit të eficencës energjetike të ndërtesave në Kosovë dhe Shqipëri duke ofruar mbështetje strukturore në shumë nivele vendimarrjeje. Arsyeja themelore pas RenovAID-it është rëndësia e eficencës së energjisë në tranzicionin e energjisë, pasi ndihmon përballueshmërinë, sigurinë e furnizimit dhe veprimet ndaj klimës. Meqenëse në të dy vendeve ku do të realizohet projekti mungojnë kornizat adekuate të politikave, renovAID synon të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse në këtë aspekt të tranzicionit energjetik dhe objektivi i tij është të lehtësojë krijimin e politikave në mbëtetje të eficences së energjisë dhe masave me ndikim – duke përfshirë Certifikatën e Performancës së Energjisë dhe pika me një ndalesë për rinovimin e shtëpisë. RenovAID gjithashtu do t’i kushtojë vëmendje të veçantë çështjes së varfërisë energjetike – veçanërisht e përhapur në Kosovë dhe Shqipëri krahasuar me vendet e tjera evropiane – për të mundësuar formimin e masave mbështetëse për grupet vulnerabël

Projekti është pjesë e Nismës Evropiane për Klimën (EUKI) së Ministrisë Federale Gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik (BMWK).

Periudha e projektit Tetor 2023- Shtator 2025

Skills

Posted on

23/11/2023