Një mjedis i shëndetshëm natyror është ëndrra që të gjithë brezat e rinj do të dëshirojnë në të ardhmen. Por unë si student e shkollës ELITE në Vlorë, ashtu si edhe shumë të rinj të tjerë anembanë botës, kerkojmë të bëhemi një urë që do të sigurojë se brezave të mëvonshëm nuk do t’u lind nevoja të deshirojnë mjedis të shëndetshëm, sepse ata do jenë duke e jetuar atë në realitet. Për këtë arsye në cdo moment duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi një përgjegjësi të madhe për të mbajtur mbi shpinë, e cila sa vjen e bëhet më e rende për shkak të qëndrimit indiferent të shumë institucioneve si dhe individëve nëpër botë.

Ndoshta është shumë ambicioze të synojmë tëndryshojmë botën, por është plotësisht e mundur dhe e nevojshme ta bëjmë për Shqipërinë dhe të përcjellim një mesazh e të japim një model që tregon se cdo shtet duhet të kujdeset për mjedisin e jo shfrytëzim pafund.

Shqiperia ka potencial shumë të madh për t’u kthyer në një shtet smart, pra për të mirëpritur adaptimin e teknologjive të cilat do të mundësojnë ekstraktimin e qëndrueshëm, shpërndarjen dhe përdorimin e energjive të rinovueshme. Si e tillë Shqipëria do të kthehej në eksportuese energjie në vend të të qëndruarit një shtet importues, dhe gjithashtu energjite e rinovueshme do të kishin një kosto më të ulët për të gjithë qytetarët duke i bërë ato me të aksesueshme prej grupeve vulnerable të cilët kanë limituar përdorimin e elektricitetit dhe komoditetin e tyre.

Video pjesë e konkursit kërkon të promovojë përfitimin e energjisë nëpërmjet një paneli diellor të vogël në përmasa por me potencial të madh për t’i hapur rrugën ndryshimeve për të cilat mjedisi ynë natyror ka nevojë. Vendosa që ta prezantojë këtë panel diellor e të percjell mesazhin përmes shfaqjes së disa veprimtarive të ndryshme për të cilat një panel diellor do të mund të na ndihmonte, si në mjediset e shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Unë besoj që përmes videos të gjithë ne arritëm të kuptojmë se ka shumë gjëra të vogla që mund të bëjmë për ta mbrojtur mjedisin tonë dhe me hapa të vogla do të arrijmë së bashku ndryshime të mëdha.

Dëshiroj të shpreh mirënjohje për këtë mundësi të bukur dhe për vlerësimin e marrë, dhe uroj që fal punës së palodhur të shumë palëve mirëpritja e energjive të rinovueshme të bëhet një prioritet për komunitetin tonë. Gjithashtu uroj që të gjithë të rinjtë në Shqipëri të jenë të vetëdijshëm në cdo moment se si mund të veprojnë për të zëvëndësuar aktivitete të përditshme të cilat e dëmtojnë mjedisin, me iniciativa të cilat e ndihmojnë të rigjenerohet.

Aktiviteti është realizuar në kuadër të Projektit EUCENA – Akademia Europiane e Energjisë për Qytetarët, mbështetur nga nisma EUKI dhe zbatuar nga Ministria Federale e Mjedisit në Gjermani. Partner: Bashkia Tiranë Titulli: “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”

Spread the love