52 institucionet arsimore të përzgjedhura brenda unazës së Tiranës janë monitoruar në lidhje me normën e PM2.5, PM10, CO2.

Faktorët që kontribuojnë në ndotjen e ajrit janë të shumtë si p.sh mjetet motorike, sektori i ndërtimit, etj. Gazrat që çlirohen nga automjetet, benzina apo nafta, janë të rrezikshme pasi këto gazra futen lehtësisht në organizëm dhe shkaktojnë sëmundje të rënda.

Në Tiranë, pjesa më e madhe e shkollave janë të vendosura në zona të urbane, të cilat janë pranë zonave me aktivitet ekonomik dhe ndërtimor. Një gjë e tillë ndodh si pasojë e mungesës së hapësirave për të ndërtuar institucione të edukimit ose nga zhvillimi i shpejtë që ndodh përreth këtyre hapësirave.

Burimet e ndotjes vlerësohen të jenë: trafiku (kushtet dhe përdorimi i rrugëve), zhurmat nga automjetet (motoçikletat, autobusët dhe kamionët), aktiviteti ndërtimor, bizneset rekreative dhe ekonomike (bare, restorante, etj).

 

 

 

 

Spread the love