Fuqizimi i grave për të marrë veprime kundër varfërisë energjitike në Mesdhe (Horizon 2020)

Milieukontakt Shqipëri partnere në projektin EmpowerMed (Horizon 2020). Projekti adreson sfidën e varfërisë energjitike në zonën e Mesdheut, me fokus të vecantë në përfshirjen dhe fuqizimin e grave. Nëntë partnerë nga 7 vende do të zhvillojnë fushata pilotimi në 6 zona. Projekti do të zgjasë deri ne Gusht 2023.

Në vendet e mesdheut, zonat bregdetare hasin njësërë sfidash në lidhje me varfërinë energjitike, natyrshëm lidhur me ngrohjen në banesa. Ndërtesat rrallë janë të izoluara, shpesh pa sistem ngrohje, ose jo efikas. Një element i rëndësishëm i varfërisë energjitike në këto zona lidhet edhe me ftohjen e banesave. Por, varfëria e energjitike prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe familjet e drejtuara nga gratë. Në të njëjtën kohë, gratë janë aktori më i rëndësishëm në luftën kundër varfërisë së energjisë. Projekti do të trajtojë specifikisht edhe ndikimin e varfërisë energjitike në shëndetin e njeriut.

Objektivi kryesor i projektit EmpowerMed është të kontribuojë në reduktimin e varfërisë energjitike në Mesdhe duke:

  1. Zbatuar një seri masash praktike për efikasitetin e energjisë dhe përdorimin e BRE me qëllim forcimin e familjeve në adresimin e varfërisë energjetike, me një fokus të veçantë për gratë dhe shëndetin,
  2. Vlerësimin e efektshmërisë së masave të zbatuara dhe formulimin e rekomandimeve politike, dhe
  3. Advokimin per adresimin e politikave dhe masave për varfërinë energjitike tek aktorët lokal dhe në nivel Evropian.

 

Hapi i parë i projektit është rrjetëzimi me aktorët lokal në zonën e Mesdheut (Vlorë – Shqipëri, Barcelonë – Spanjë, Marseille – Francë, Padova – Itali, Primorska – Slloveni, dhe Zadar – Kroaci) dhe kalimi i njohurive dhe eksperiencave thelbësore për ngritjen e kapaciteteve të aktorëve të përfshirë në zbatimin e masave praktike. Themeli i projektit janë zbatimi i masave praktike për të adresuar varfërinë energjitike, si qasje në komunitet, vizita në banesa, qasje të vecanta, mbështetje me investime të vogla dhe workshope për shëndetin. Efektshmëria dhe ndikimi i aktiviteteve të zbatuara do të vlerësohet dhe analizohet, dhe rezultatet e përftuara do të jenë baza e rekomandimeve politike që do të hartohen. Partnerët e projektit dhe aktorët vendor do të advokojnë për promovimin e politikave që adresojnë varfërinë energjitike.

Grupet e interesit:

-Familje të prekura nga varfëria energjitike

-Gratë dhe gratë kryefamiljare të prekura nga varfëria energjitike ;

-Familje të prekura nga varfëria energjitike dhe me probleme të shumta shëndetësore.

Periudha e zbatimit: Shtator 2019 – Gusht 2023

Buxheti i projektit: 179263 Euro për Shqipërinënga totali i projektit 1,979,650 EUR

Mbështetur/Financuar nga: Horizon 2020

#varfërienergjitike, #energji, #Horizon2020

 

 

 

Skills

, ,

Posted on

10/09/2019